Politike

VD-Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Në fjalën e tij, gjatë Konferencës së Kryetarëve, Balla tha se kanë gati një javë kohë që të sjellin në tryezë emra konkretë.

24 Maj 2022, 15:48 Nga DOSJA
VD-Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që brenda 6 ditëve të takohet sërish me opozitën për presidentin e ri të vendit. Në fjalën e tij, gjatë Konferencës së Kryetarëve, Balla tha se kanë gati një javë kohë që të sjellin në tryezë emra konkretë.

PJESË NGA DEBATI: 

Fatmir Mediu: Ka vetëm 3 rrugë, ose do ulemi dhe të gjejmë konsensus. Vijmë tek pika e dytë, ku secila propozon kandatidatin e saj dhe vendos vota në Kuvend. Në të kundërt e mbyllim këtu.

Taulant Balla: U tha diçka që nuk qëndron. Dokumentin e kam vlerësuar për pjesën që hodhi në letër kriterë por nuk mund të imponohesh se kjo nuk është negociatë. Nuk mund të thuash se nga 4 do zgjedhësh 2. Firmat ua kam shpjeguar se 15 vite më parë ka pasur një situatë të ngjashme. Një kandidat vetëm me firmat e opozitës ka hyrë në garë. Hajde ulemi tani, të ulemi në një nga zyrat e Kuvendit, sillni propozime konkrete. Me shkrim po deshët. E shohim, japim komentet tona. Takohemi. Kemi 6 ditë kohë. Opozita mund të vijë dhe vetëm me një kandidat. S'ka asnjë problem.

Raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të zhvillohet më 30 maj në orën 10:00. Alibeaj dhe Grida Duma akuzuan PS-në se nuk kishin si qëllim të zgjidhnin një President për popullin shqiptar, por një kryetar shtetit për Partinë Socialiste. Taulant Balla dha 6 ditë kohë për të folur me emra konkretë. 

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll