Politike

“Meta, kandidat për kryetar bashkie?”, Veliaj: Ç’do t’i ofrojnë Tiranës Saliu e Iliri?!

Erion Veliaj komentoi edhe zërat se presidenti Ilir Meta, pas përfundimit të mandatit, do të garojë për të marrë drejtimin e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen vitin që vjen.

24 Maj 2022, 00:11 Nga DOSJA
“Meta, kandidat për kryetar bashkie?”, Veliaj:
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar lëvizjet më të fundit në opozitën e vendit. Në një lidhje live në edicionin e lajmeve në Top Channel, Veliaj u u shpreh se kreu i PD-së, Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta nuk i kanë dhënë asgjë Tiranës dhe vendit këto 30 vite, edhe pse kanë qenë më shumë se të gjithë në poste drejtuese.

Madje komentoi edhe zërat se presidenti Ilir Meta, pas përfundimit të mandatit, do të garojë për të marrë drejtimin e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen vitin që vjen.

PJESË NGA INTERVISTA:

Spikerja: Ju keni thënë se do të kandidoni sërish në zgjedhjet e ardhshme si kryebashkiak i Tiranës, por po shtohen zërat se përballë jush do të jetë Ilir Meta. A keni një koment nëse kjo aprovohet të jetë e vërtetë?

Veliaj: Ai nuk preferon beteja të vërteta, megjithatë nëse do të kishte burrërinë të futej në një betejë të vërtetë, do të kishte ballafaqim. Mund të përmendim betejën për shkollën ‘Sami Frashëri’, apo Astirin. Tirana tashmë është Kryeqyteti i Rinisë, sot priti kupën dhe tani finalen e UEfA-s. Pyetja për Saliun dhe Ilirin është çfarë bënë për Tiranën, çfarë do t’i ofrojnë Tiranës. Në 30 vitet e fundit kanë drejtuar më shumë këtë qytet dhe këtë shtet, shpresoj ta mbajë fjalën, duhet të kemi 10 shkolla që do të hapim, përfshirë edhe ‘Sami Frashërin’, sot është momenti për votuesit e Saliut dhe Ilir Metës të reflektojnë.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll