Politike

Berisha merr drejtimin e PD, LËVIZJA E PARË, të shtunën zgjidhet Kryesia e re

Të shtunën do të zgjidhet Kryesia e PD-së, e do të merren edhe vendime të reja lidhur me organizimin dhe drejtimin e PD.

23 Maj 2022, 21:26 Nga DOSJA

Berisha merr drejtimin e PD, LËVIZJA E PARË, të shtunën

TIRANË- Pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, të shtunën do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së. Lajmi është bërë me dije nga kreu i Këshillit, Edi Paloka, i cili me anë të një njoftimi bëhet me dije se takimi do të bëhet në orën 11:00 të mëngjesit të sotëm. Të shtunën do të zgjidhet Kryesia e PD-së, e do të merren edhe vendime të reja lidhur me organizimin dhe drejtimin e PD.

Njoftimi i plotë:

Mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD! Pas përfundimit të procesit zgjedhor për Kryetarin e PD, ditën e shtunë, me datë 28 maj 2022, ora 11.00, në selinë qëndrore të PD, do të mblidhet Këshilli Kombetar i PD. Në rend të ditës së punimeve është zgjedhja e Kryesisë së PD dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD.

Edi Paloka

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll