Politike

Presidenti i ri, Alibeaj: Duam president për popullin, jo kulisash. Mund të tingëllojë romantike, por...

Pas përfundimit të seancës plenare, Alibeaj tha se nuk mund të bëhet eksperiment me zgjedhjen e presidentit.  

23 Maj 2022, 20:41 Nga DOSJA
Presidenti i ri, Alibeaj: Duam president për popullin, jo kulisash. Mund
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se presidenti i ri duhet që të jetë për popullin dhe jo sa për figurë. Pas përfundimit të seancës plenare, Alibeaj tha se nuk mund të bëhet eksperiment me zgjedhjen e presidentit.  

"Kemi marrë pjesë në këtë proces, kemi dhënë kontributin tonë. Duam të kemi president mbi palët. Nuk ka nevojë që të jetë tangom duhet të jetë president i shqiptarëve. Duhet të ulemi dhe të përcaktojmë ca rregulla, të thjeshta dhe të qarta për këdo. Ne mund të thoshim që presidentin e duam ne si opozitë. Shkuam përtej. Këta përzgjedhin dhe ata që sot e tani të marrin mbështetjen e palëve që nesër të mos e konsiderojnë veten peng. Të mos zgjedhin hermafrodit politik. Mund t'ju duket shumë romantike, por ky duhet të jetë presidenti, jo produkt i kulisave. Ne ofrojmë një emër, do vijë ai dhe do të thotë s'më pëlqen ky. Kanë 8 vjet shqiptarët që e dinë se çfarë është. Nuk mund të bëhet eksperiment me presidentin," tha Alibeaj.

(I.A;k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll