Aktualitet

PËRGJAKET e enjtja! Tre viktima, dy përfundojnë në kanal, 65-vjeçarja vdes rrugës për Rinas

Dita e sotme nisi me viktima. Një grua vdiq si pasojë e aksidentit në Milot, një 25-vjeçar në Rrugën e Kombit e një 43-vjeçar në Fier.

19 Maj 2022, 11:19 Nga DOSJA
PËRGJAKET e enjtja! Tre viktima, dy përfundojnë në kanal,
Aksidentet

TIRANË- Tre aksidente me tre viktima! Ky është bilanci i kësaj të enjtje në vend.

Që në orët e para të mëngjesit u raportua për vdekje në aksin Milot-Mamurras. Taksia doli nga rruga duke lënë të vdekur 56-vjeçaren Prena Gjetanin dhe të plagosur vajzën e dy nipërit e saj të cilët ishin nisur drejt Rinasit, për t'u nisur në fluturimin drejt Italisë. Shkak dyshohet se mund të jetë bërë përgjumja e shoferit të taksisë. 

Nuk kaluan shumë minuta e në vend u regjistrua po një tjetër aksident me viktimë. 25-vjeçari Andi Rrusaj ndërroi jetë pasi mjeti i tij tip 'Benz' ra 100 metra në humnerë në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit. Trupi i 25-vjeçarit u nxor i pajetë nga mjeti ndërsa shoku i tij, 19-vjeçari Xheku Logu është në gjendje të rëndë për jetën. 

E pak minuta më pas, në Fier, një 43-vjeçar humbi jetën. Eduart Metushi ishte duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë mëngjesin e sotëm teksa humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanal. Sipas informacioneve, mjeti e ka zënë Metushin poshtë dhe për pasojë ai ka humbur jetën.

Aksidentet tragjike nuk paskan fund për sot! Në brigjet e Anconës një traget i cili ishte nisur drejt Shqipërisë është mbytur duke lënë pas 2 viktima e disa të zhdukur. S'dihet nëse ka shqiptarë. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll