Aktualitet

Operacioni i SPAK/ I komunikohet masa në qeli Sokol Sanxhktarit dhe Henrik Hoxhajt

I pari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, është i dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Florjan Lamçes, ndërsa Hoxhaj është arrestuar në të njëjtën ditë më Nuredin Dumanit.

19 Maj 2022, 10:46 Nga DOSJA
Operacioni i SPAK/ I komunikohet masa në qeli Sokol Sanxhktarit dhe Henrik
Henrik Hoxhaj dhe Sokol Sanxhaktari

TIRANË- Hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i kanë komunikuar masën e sigurisë "arrest me burg" në qeli Sokol Sanxhaktarit dhe Henrik Hoxhës. I pari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, është i dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Florjan Lamçes, ndërsa Hoxhaj është arrestuar në të njëjtën ditë më Nuredin Dumanit. Mendohet se ai është "ushtari" i të shumëkërkuarit të botës së krimit. 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t kanë zbarkuar në 5 qytete për të ekzekutuar jo pak por 32 fletëarresti të prera për personazhe të shumëkërkuar. Kërkohen emra të njohur të botës së krimit si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Kamer Mehja, Talo Çela dhe Fatos Gogo. Po ashtu, urdhërarresti është prerë edhe për Sokol Sanxhaktarin.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll