Aktualitet

Plagosi 2 persona në Tiranë, kapet 40-vjeçari (EMRI)

Finalizohet operacioni policor i koduar "Piaza", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. I shpallur në kërkim për plagosjen e 2 personave.

19 Maj 2022, 11:19 Nga DOSJA
 
Plagosi 2 persona në Tiranë, kapet 40-vjeçari (EMRI)
Policia

TIRANË- Sokol Koçi është arrestuar në Tiranë pasi ishte i shpallur në kërkim për plagosje. Policia informon se personi Koçi ishte në kërkim pasi më 11 Mars plagosi me thikë një person në Rrugën e Durrësit. Po ashtu, ai është shpallur në kërkim pasi plagosi një person në afërsi të një lokali.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar "Piaza", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. I shpallur në kërkim për plagosjen e 2 shtetasve, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Piaza".Në kuadër të këtij operacioni, në zonën e quajtur “Piaza”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka plagosur me mjete prerëse 2 shtetas, konkretisht:- Më datë 11.03.2022, në Rrugën e Durrësit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin B. M.; - 17.05.2022, në afërsi të një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin I. C., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll