Aktualitet

E zuri zetori poshtë, humb jetën një 43-vjeçar në Fier

I riu, ndërsa punonte me zetor në tokat e fshatit Boçovë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal.

19 Maj 2022, 09:23 Nga DOSJA
E zuri zetori poshtë, humb jetën një 43-vjeçar në
Foto ilustruese

FIER- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Boçovë të Fierit, me pasojë vdekjen e një 43-vjeçari, i identifikuar si Eduart Metushi. I riu, ndërsa punonte me zetor në tokat e fshatit Boçovë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal.

Sipas informacioneve, mjeti e ka zënë Metushin poshtë dhe për pasojë ai ka humbur jetë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

NJOFTIMI I PLOTË

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll