Aktualitet

E kërkuan në disa vila! Ervis Martinaj nuk gjendet... RENEA dhe FNSH dolën me 'duar në xhepa'

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë por edhe ato RENEA kanë kërkuar në zona të vendit në kërkim të Martinajt, por nuk e kanë gjetur.

19 Maj 2022, 11:34 Nga DOSJA

 

E kërkuan në disa vila! Ervis Martinaj nuk gjendet... RENEA dhe FNSH
Ervis Martinaj

 

TIRANË- Ervis Martinaj po kërkohet për t’u prangosur me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjithashtu i njohur si SPAK, por nuk po e gjejnë se ku ndodhet. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë por edhe ato RENEA kanë kërkuar në zona të vendit në kërkim të Martinajt, por nuk e kanë gjetur.

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se gjatë gjithë natës, kontrolle janë ushtruar në disa vila dhe vende ku potencialisht mundtë fshihej, por efektivët kanë dalë sërish jashtë me pranga në brez. Pa arrestuar shënjestrën e tyre. Të gjitha kontrollet e ushtruara sot nga efektivët e Policisë së Shtetit janë ushtruar me vendime gjykate për “kontrolle”, megjithatë duket se edhe kësaj here të kërkuar janë një hap para.

Aksioni është shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë, ku janë prerë 32 urdhër-arreste, e gjithsej janë 10 të ndaluar, mes tyre policë edhe që ndihmonin grupet kriminale. Përflitet edhe për emra të njohur të botës së krimit, por nuk ka ende asnjë informacion tjetër, veç faktit se kërkesa për arrestim është bërë mbi akuzat për vrasje, trafik droge, rrëmbim dhe shantazh.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll