Aktualitet

Tragjedi në Ancona! Mbytet anija e nisur drejt Shqipërisë, 5 të vdekur dhe 5 të zhdukur

5 persona janë zhdukur. I vetmi i shpëtuar është komandanti i anijes.

19 Maj 2022, 11:19 Nga DOSJA
Tragjedi në Ancona! Mbytet anija e nisur drejt Shqipërisë, 5
Anija

ITALI- Tragjedi në brigjet italiane! Anija italiane 'Franco P.' është mbytur në brigjet e Bari. Mediat italiane raportojnë se anija u nis nga Ankona mbrëmjen e djeshme në orën 21:00 dhe destinacion kishte Shqipërinë. Deri më tani raportohet se 5 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 5 të tjerë janë zhdukur. 

Në mëngjes, trupat e dy prej pesë marinarëve të zhdukur u gjetën nga një varkë patrullimi kroate. Dy trupa të tjerë u identifikuan nga një avion. Trupi i të pestit të zhdukur u identifikua më pas rreth orës 13:00.

Tragjedi në Ancona! Mbytet anija e nisur drejt Shqipërisë, 5

Komandanti, 63-vjeçari nga Catania, u shpëtua nga Autoriteti Portual. Ai është transportuar në Policlinico në Bari e mësohet se është në gjendje shoku. Nuk dihet nëse në anije kishte shtetas nga Shqipëria, ndërkohë që në bordin e anijes ishin gjithsej 11 persona.

Operacionet e kërkimit për të zhdukurit janë ende në vazhdim, të koordinuara nga dhoma e operacionit të Autoritetit Portual të Barit, në bashkëpunim me autoritetet kroate. Në vend ndodhen pesë anije me mbështetjen e një helikopteri (gjatë orëve janë alternuar një avion i Forcave Ajrore, një i Marinës, një mjet kroat dhe aktualisht një i Autoritetit Portual). Era e fortë në zonë është duke krijuar vështirësi në zhvillimin e këtij operacioni.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll