Aktualitet

Atentati ndaj Mërkurit/ Shoqërohen 20 persona, autorët me targa të vjedhura

Dhjetë persona janë dëshmitarë okularë të vrasjes së Arben Mërkurit. Autorët dyshohet se kryen atentatin me një mjet me targa të vjedhura.

19 Maj 2022, 10:11 Nga DOSJA
Atentati ndaj Mërkurit/ Shoqërohen 20 persona, autorët me targa
Arben Merkuri

TIRANË- Më shumë se 20 persona janë shoqëruar nga policia, pas vrasjes së Arben Mërkurit. 10 nga këto persona kanë qënë dëshmitarë okularë të atentatit që ndodhi në qendër të Sukthit. Dëshmitarët janë shprehur se në momentin kur ndodhi vrasja kanë dëgjuar të shtëna, e po ashtu të tjerë persona thonë se kanë parë autorët të largohen me një mjet 'Benz'.

'Dëgjuam të shtënat, autorët u larguan me një 'Benz' gri'- thonë dëshmitarët.

Autorët janë filmuar nga kamerat e sigurisë, pranë vendit ku ndodhi atentati mirëpo është e vështirë identifikimi i tyre. Autorët kishin ardhur nga Manza, me një mjet Benz GLE, i cili dyshohet se kishte targa të vjedhura. Pasi kryen krimin, ata u larguan në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës ku kanë humbur gjurmët. 

Arben Mërkuri (Ismaili), 48-vjeçari u vra mbrëmjen e djeshme në Sukth, teksa ndodhej brenda një lokali. Ai është skeduar në të shkuarën edhe si vrasës me pagesë. Dosja.al mëson se Mërkuri njihej si ‘maneci’ (fjalëpak) e se është hetuar në të shkuarën për trafik droge e krime kundër personit mirëpo ndaj tij nuk është marrë asnjë dënim. 

Mërkuri ka qenë një protagonistët e ngjarjes që bëri bujë në vitin 2016 në Shqipëri, dhunimi i biznesmenit libanez, Faadi Mitri. Ky i fundit kishte nisur investimet në Shqipëri, më konkretisht po punonte në Gjirn e Lalëzit, zonë ku po ndërtonte një kompleks. Por, gjashtë vite më parë, pasditen e 10 shtatorit biznesmeni Mitri, po udhëtonte pasagjer në një makinë me të shoqen e vajzën e tij kur u përplas qëllimisht me një tjetër autoveturë tip “Tuareg”. Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër që dyshohet të kenë qenë Mërkuri, Landi Muhaerrimi (i tmerrshmi i Sukthit) e Skënder Krahja kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë lënë të plagosur rëndë biznesmenin libanez që përfundoi në spital.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll