Aktualitet

AKSIONI nga SPAK- Pjesë e grupit kriminal edhe një avokat, u manipuluan provat për 2 vrasje

Por megjithatë ende nuk ka detaje të tjera se kush janë të pafajshmit që e kanë përfunduar pas hekurave të burgut edhe pse nuk kanë asnjë faj.

19 Maj 2022, 11:12 Nga DOSJA
AKSIONI nga SPAK- Pjesë e grupit kriminal edhe një avokat, u
Foto ilustruese

TIRANË- 32 urdhër arreste janë prerë nga SPAK pas dëshmive të dhëna nga Nuredin Dumani. Burime të Dosja.al bëjën me dije se pjesë e grupit kriminal edhe një avokat. Mendohet se janë manipuluar provat për 2 vrasje, janë fajësuar për krimet persona që nuk kishin lidhje, e ende ndodhen pas qelive të burgut. Por megjithatë ende nuk ka detaje të tjera se kush janë të pafajshmit që e kanë përfunduar pas hekurave të burgut edhe pse nuk kanë asnjë faj. 

Aksioni është shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë, ku janë prerë 32 urdhër-arreste, e gjithsej janë 10 të ndaluar, mes tyre policë edhe që ndihmonin grupet kriminale. Përflitet edhe për emra të njohur të botës së krimit, por nuk ka ende asnjë informacion tjetër, veç faktit se kërkesa për arrestim është bërë mbi akuzat për vrasje, trafik droge, rrëmbim dhe shantazh.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll