Aktualitet

KOMBO VRASTARE! Dumani dhe 'ushtari' i tij tronditën botën e krimit

Lajmi se Nuredin Dumani ishte bërë i penduar i drejtësisë u përgënjeshtrua menjëherë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por ka qenë e vërtetë. Veçse Dumani nuk ka folur vetëm.

19 Maj 2022, 10:16 Nga DOSJA
KOMBO VRASTARE! Dumani dhe 'ushtari' i tij tronditën botën e
Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

TIRANË– Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani kanë tronditur botën e krimit me dëshmitë që kanë dhënë në SPAK për ata që deri dje i kontraktronin për të bërë vrasje. Lajmi se Nuredin Dumani ishte bërë i penduar i drejtësisë u përgënjeshtrua menjëherë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por ka qenë e vërtetë. Veçse Dumani nuk ka folur vetëm.

Ai është mbështetur në çdo gjë që ka dhënë nga “ushtari” i tij, Henrik Hoxhaj, i cili u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy pikërisht nga dora e Talo Çelës.

Me gjithë krimet që i rëndojnë mbi shpinë dhe i tradhëtuar e i nxjerrë në pritë nga njerëzit e tij, Dumani duke se ka vendosur të flasë dhe po rrezikon jo pak por shumë “koka të mëdha” të botës së krimit. Nga FNSH dhe RENEA, kërkohen Suel Çela dhe Ervis Martinaj, por që asnjë prej tyre deri më tani nuk është kapur nga Policia e Shtetit.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-t kanë zbarkuar në 5 qytete për të ekzekutuar jo pak por 32 fletëarresti të prera për personazhe të shumëkërkuar. Kërkohen emra të njohur të botës së krimit si: Ervis Martinaj, Suel Çela, Kamer Mehja, Talo Çela dhe Fatos Gogo. Po ashtu, urdhërarresti është prerë edhe për Sokol Sanxhaktarin.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll