Aktualitet

KUSH U KAP? FNSH e RENEA kontrolle në 3 pallate te Liqeni i Thatë, kapen 2 nga të shumëkërkuarit

Por pikërisht në këtë zonë, raportohet se janë kapur 2 nga të shumëkërkuarit.

19 Maj 2022, 11:49 Nga DOSJA

KUSH U KAP? FNSH e RENEA kontrolle në 3 pallate te Liqeni i Thatë,

TIRANË- Operacioni i SPAK vazhdon. FNSH dhe RENEA po ushtrojnë kontrolle në 3 pallate te Liqeni i Thatë në Tiranë. Por pikërisht në këtë zonë, raportohet se janë kapur 2 nga të shumëkërkuarit.

Aksioni është shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë, ku janë prerë 32 urdhër-arreste, e gjithsej janë 10 të ndaluar, mes tyre policë edhe që ndihmonin grupet kriminale. Përflitet edhe për emra të njohur të botës së krimit, por nuk ka ende asnjë informacion tjetër, veç faktit se kërkesa për arrestim është bërë mbi akuzat për vrasje, trafik droge, rrëmbim dhe shantazh.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll