Aktualitet

Ishin nisur drejt Rinasit! Taksia del nga rruga, humb jetën gruaja, plagoset vajza dhe nipërit

Mjeti 'Taxi' doli nga rruga, duke lënë të vdekur gruan, e të plagosur 3 fëmijët e saj. Shoferi u arrestua.

19 Maj 2022, 07:21 Nga DOSJA
Ishin nisur drejt Rinasit! Taksia del nga rruga, humb jetën gruaja,
Aksident

MAMURRAS- Udhëtimi për në Itali nuk u realizua dot! Prena Gjetani, bashkë me vajzën 30-vjeçe dhe dy nipërit e saj, porositën mëngjesin e sotëm një 'Taxi' për t'i dërguar deri në Rinas, aty ku do të merrnin fluturimin për në Itali. Mirëpo, përgjumja e shoferit të taksisë, Leo Dukes, bëri që mjeti të dilte nga rruga në aksin Milot-Mamurras duke u përplasur me një objekt. 

Nga përplasja, humbi jetën 56-vjeçarja, ndërsa vajza dhe nipërit e saj mbetën të plagosur. Tre të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku do të marrin kujdesin e duhur mjekësor. 

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë përgjumja e drejtuesit të mjetit, ndaj dhe policia bëri shoqërimin e Dukes në ambientet e komisariatit. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll