Politike

Socialistët të vendosur: Në zgjedhje edhe pa PD e LSI

21 Shkurt 2019, 17:57 Nga DOSJA
Socialistët të vendosur: Në zgjedhje edhe pa PD e LSI

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, është shprehur sot se zgjedhjet lokale do të bëhen edhe nëse Partia Demokratike dhe LSI nuk marrin pjesë.

I ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, Klosi u shpreh se sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit, Klosi ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se opozita mund të mendojë gjithëçfarë kundrejt kryeministrit apo qeverisë socialiste, madje edhe nëse nuk hyjnë në zgjedhje, sipas tij ka të tjerë që hyjnë.

“Padyshim që do të ketë zgjedhje lokale. Ç’është kjo s’ka opozitë? Ka opozitë sa të duash, ka njerëz të pakënaqur me punën tonë, pse duhet të luajë Pelè në fushë që të quhet lojë futbolli? Pelè ka ikur, sikurse edhe Ronaldo etj., kanë ardhur të tjerë të rinj. Edhe kjo punë kështu ka për të shkuar. Problemi më i madh nuk është kush i jep, por kush i merr, pasi do kërkojnë t’i marrin prapë ato mandate që lanë sot. Ata i kanë menduar këto, kanë logjikën e tyre, s’kam asgjë kundër. Padyshim që masa opozitare është një gjë shumë e rëndësishme e këtij vendi, por ama në sjelljen dhe këndvështrimin e Partisë Socialiste, ne kemi për detyrë të sigurojmë jetën e qetë të vendit. Ndaj bëj thirrje që nëse protestat do të vazhdojnë, është shumë e rëndësishme të jenë të ndershme”.

Ditën e sotme Opozita dorëzoi në Kryesinë e Kuvendit dorëheqjen nga mandati i deputetit, ndërsa 5 prej deputetëve opozitar nuk e kanë dorëzuar ende atë. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll