Politike

Djegia e mandateve/ Deputetja e PD-së tregon arsyet: Parlamentarizëm jofunksional

21 Shkurt 2019, 16:14 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Deputetja e PD-së tregon arsyet: Parlamentarizëm

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka treguar arsyen se përse Opozita vendosi për të djegur mandatet.

Ajo shprehet se ndonëse Shqipëria përparoi ndjeshëm nga viti 2005 deri në vitin 2013, prej tashmë 6 vitesh Parlamenti ka humbur legjitimitetin, kjo sipas saj vërtetohet edhe nga dosja 339. 

“Përballë kësaj mungese të demokracisë dhe vlerave më elementare të parlamentarizmit funksional,
Në kushtet e një qeverie që uzurpon me përdhunë dhe dhunë çdo institucion demokratik,
Në kushtet e një pushteti që ka ardhur prej krimit dhe punon për oligarkët dhe krimin,
Në kushtet e një qeverie që është konvertuar në një qeveri-kartel,

Opozita nuk mund të jetë më një fasadë për këtë parlament”, – shkruan ndër të tjera Tabaku.

Prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

 

Sot Opozita dorëzoi mandatet në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa morën pjesë mijëra persona në mbështetje të tyre dhe kundër qeverisë. (Lexo këtu) Protesta filloi para ambienteve të godinës së Parlamentit, e cila ishte e rrethuar me qindra policë si dhe me tel me gjemba, ndërsa u zhvendos pranë Kryesisë së Kuvendit, ku deputetët e Opozitës dorëzuan mandatet e tyre.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites jorida tabaku djegia e mandateve te opozites jorida tabaku

Sondazh

Poll