Politike

Pjerin Ndreu kandidon për Bashkinë e Lezhës. Çfarë do të ndodhë me Lefter Kokën

21 Shkurt 2019, 17:09 Nga DOSJA
Pjerin Ndreu kandidon për Bashkinë e Lezhës. Çfarë do

Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, ka bërë një deklaratë të papritur ditën e sotme, ku në një intervistë për emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, u shpreh se do të kandidojë për Bashkinë e Lezhës.

Sipas tij, ai ka për këtë edhe mbështetjen e Partisë Socialiste.

“PS duhet ta marr Bashkinë dhe unë do të bëj një revolucion në të gjithë punën drejtuese për qytetin e Lezhës, me qëllim që edhe ky qytet te zhvillohet ashtu siç e meriton. Do kandidoj si kryetar i Bashkisë Lezhë, kam mbështetjen e PS”, u shpreh Ndreu.

Po ashtu Ndreu ka folur edhe rreth djegieve të mandateve të Opozitës, vendim i cili sot mori rrugë zyrtare ku deputetët dorëzuan mandatet e tyre në Kryesinë e Kuvendit. (Lexo këtu) Sipas tij, “Ata që kanë tmerre do të prodhojnë destabilitet, sa më shumë të afrohet SPAK-u do të ketë destabilietit”.

Duke u ndalur tek mosdorëzimi i mandatit nga 5 deputetë të Opozitës, Ndreu tha: “Di që shumë vetë nuk kanë ndërmend me ua ndjekur muzikën këtyre do të marrin mandatet dhe do të vijnë në Kuvend”. Për pyetje nëse Lefter Koka do do t’i bashkohet apo jo maxhorancës në Durrës, Ndreu u shpreh se për këtë përgjigjet vetë deputeti në fjalë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e lezhës lefter koka ndreu kandidat në lezhë opozita djeg mandatet pjerin ndreu bashkia e lezhës lefter koka ndreu kandidat në lezhë opozita djeg mandatet pjerin ndreu

Sondazh

Poll