Politike

Protesta e opozitës/ Demokratët ‘shpjegohen’ tek ndërkombëtarët, Rama njofton komunikim me qytetarët

21 Shkurt 2019, 16:12 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Demokratët ‘shpjegohen’ tek

TIRANË- Paraditen e sotme, opozita e bashkuar ka zhvilluar protestën e paralajmëruar më 16 shkurt. Protesta nisi tek Parlamenti, më pas protestuesit dhe deputetët e opozitës shkuan tek kryesia e Kuvendit, ku u dogjën edhe mandati nga Basha e Kryemadhi, e më pas protestuesit u drejtuan tek selia blu. (Lexo këtu)

Pas protestës kanë ardhur edhe reagimet e para politike. Kryedemokrati Lulzim Basha i ka ripërsëritur mesazhin e tij ndërkombëtarëve. Me anë të një statusi në Facebook, Basha shkruan se nga sheshi shqiptarët kërkojnë të arrijnë parimet dhe vlerat të cilat vendet e Europës i kanë në vendet e tyre.

Një reagim ka ardhur edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Pas mbarimit të portestës, Balla zhvilloi një takim me një grup deputetësh, anëtarë të Komisionit për Çështjet Europiane në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit të Çekisë. Lidhur me çështjen e djegieve të mandateve, Balla u shpreh se asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të vendit.

Nga ana e PD-së, ka reaguar edhe Jorida Tabaku, e cila ka justifikuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Sipas saj, opozita nuk mund të qëndrojë më në një parlament ku maxhoranca ka vjedhur votat.

Për herë të parë pas protestës dhe pas djegies së mandateve të opozitës do të reagojë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka paralajmëruar një komunikim me qytetarët.

Sali Berisha, Lulzim Basha  (Lexo këtu) dhe deputetët e tjerë të opozitës dorëzuan mandatin e tyre. Edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi (Lexo këtu) hoqi dorë nga mandati. Opozita kërkon rrëzimin e Kryeministrit Rama dhe ngritjen e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama jorida tabaku lulzim basha protesta e opozites 21 shkurt taulant balla djegia e mandateve te opozites edi rama jorida tabaku lulzim basha protesta e opozites 21 shkurt taulant balla

Sondazh

Poll