Politike

‘Mandatet’/ 60 ditët e ‘arta’ që Kodi Zgjedhor jep për të kthyer opozitën në parlament

21 Shkurt 2019, 16:11 Nga DOSJA
‘Mandatet’/ 60 ditët e ‘arta’ që Kodi Zgjedhor

TIRANË- Opozita ka djegur zyrtarisht mandatet. 56 deputetë kanë firmosur formularët e dorëheqjes në protokollin e Kuvendit, ndërkohë që 5 prej tyre ende nuk kanë firmosur, (Lexo këtu), mes tyre Lefter Koka, Myslim Murrizi, Rudina Hajdari, Nard Ndoka e Fatmir Mediu.

Por pavarësisht 5 emrave që po qëndrojnë “pezull” në hapësirën parlamentare, kurioziteti i opinionit publik nuk mund të mos drejohet në një pyetje që ende nuk ka marrë përgjigjie: Çfarë do të ndodhë me mandatet e opozitës?! Kush do të hyjë në parlament? A do të kemi një opozitë të re?

Duket se për këtë, do të na duhet të presim goxha kohë. Pavarësisht retorikës së ashpër që kryedemokrati Lulzim Basha ka përdorur gjatë tre ditëve të fundit, Kodi Zgjedhor parashikon që deputetët e opozitës që kanë vendosur të heqin dorë nga mandatet, duhet të shkojnë në Kuvend për të firmosur dorëzimin e mandatit.

Kjo sepse, sot, në protokoll u paraqitën vetëm kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Më pas, me firmosjen e protokollit, afatet e parashikuara në Kod Zgjedhor janë që brenda datës 23 mars, Kuvendi është i detyruar që t’i përcjellë kërkesat në KQZ.

Me dorëzimin e kërkesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të vendosë për ndërprerjen e mandateve.

Burime për Dosja.al nga KQZ, thanë se ekziston mundësia që deputetët e opozitës të paraqiten të gjithë fizikisht për të ndërprerë mandatet.

Nëse deputetët janë të gjithë të bindur për të hequr dorë nga mandatet, KQZ djeg mandatet dhe i kalon tek kandidatët e listave të PD dhe LSI. Dy partitë opozitare e kanë gjetur zgjidhjen edhe për këtë çështje.

Ditën e djeshme, bashkë me deputetët kanë firmosur edhe kandidatët në lista, duke iu bashkuar unanim vendimit të partive.

Ky është momenti, kur parashikimet e hartuesve të Kodit Zgjedhor mbaron. Deri në këtë moment janë 60 ditë, të cilat me gjasë do të shfrytëzohen maksimalisht nga qeveria dhe ndërkombëtarët për zgjidhjen e kësaj krize politike, një nga më të rëndat që ka përjetuar Shqipëria gjatë 3 dekadave të fundit.

Kjo nënkupton, që ligjërisht, firmëtarët e opozitës janë edhe për 60 ditë deputetë të parlamentit shqiptar. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites kqz kuvendi opozita djegia e mandateve te opozites kqz kuvendi opozita

Sondazh

Poll