Politike

Krijimi i SPAK/ Balla: Opozita si terroristët, gati për ta hedhur në erë por nuk e ndalin dot

21 Shkurt 2019, 17:16 Nga DOSJA
Krijimi i SPAK/ Balla: Opozita si terroristët, gati për ta hedhur

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se pavarësisht përpjekjeve të opozitës nuk e ndalin dot krijimin e strukturës së institucioneve kryesore të Drejtësisë së Re. Në një status në rrjetet sociale Balla shkruan se opozita e zhvilloi ditën e sotme protestën, pikërisht kur në Kuvend do të votohej struktura e institucioneve kryesore të Drejtësisë së Re, dhe kjo sipas tij është bërë e qëllimshme.

Statusi i plotë i Taulant Ballës

Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion (SPAK) në rrugë të mbarë, me një numër të konsiderueshëm kandidatësh (27) për të marrë këtë detyrë të rëndësishme. Politikanët e korruptuar nuk e ndalin dot më, edhe me përpjekjen e sotme.

Nuk është rastësi që akti i i sotëm anti-demokratik i Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit ndodhi pikërisht në ditën e përfundimit të aplikimeve për SPAK dhe në ditën që Kuvendi duhet të votonte strukturën e institucioneve kryesore të Drejtësisë së Re: Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLGJ) dhë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP). Megjithatë Kuvendi i shqiptarëve do ta votojë në seancën më të parë javën e ardhshme.

Mandatet që PD dhe LSI paraqitën dorëheqjet nuk janë personale, as të partive respektive, por janë shprehje e vullnetit të popullit. Dorëzimi i dorëheqjeve prej shumë prej deputetëve të këtyre dy partive përbën një tradhëti për të gjithë ata qindra mijëra qytetarë që besuan tek platforma e opozitës në qershor 2017. Kjo sjellje e paprecedentë e PD dhe LSI sot ngjason gjithmonë e më shumë me një sjellje tipike të një organizate terroriste, e gatshme për të hedhur në erë të gjithë sistemin. Por sistemi demokratik në Shqipëri është tashmë i konsoliduar, ndërsa institucionet shqiptare janë partnere të besueshme të SHBA dhe BE.

Prej vitit 2013 Shqipëria ka përshpejtuar dhe thelluar ritmin e reformave, si dhe ka konsoliduar progresin në përmbushjen e pesë përparësive kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit, protestat e dhunshme dhe dorëzimi i mandateve nga ana e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim vetëm pak muaj larg mbledhjes së Këshillit Europian në qershor 2019, minojnë qartësisht perspektivën europiane të Shqipërisë.

Ditën e sotme, që ishte edhe dita e fundit e aplikimeve për prokurorët që kandidojnë për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, njohur ndryshe si  SPAK, kanë dorëzuar dosjet e aplikimeve Irena Nino ( Vujoshi),  drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Manjola Kajana, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, dhe Ndini Tavani, Prokuror ne Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike drejtesia e re protesta e opozites 21 shkurt spak taulant balla drejtesia e re protesta e opozites 21 shkurt spak taulant balla

Sondazh

Poll