Politike

Protesta/ Rama: S’ka zgjedhje të parakohshme, opozita ka frikë nga drejtësia

21 Shkurt 2019, 12:21 Nga DOSJA
Protesta/ Rama: S’ka zgjedhje të parakohshme, opozita ka frikë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk zgjodhi që të fliste sot për mediat vendase, por duket se nuk ka heshtur. Mesazhet e tij i ka dhënë nga mediat italiane, pasi ka dhënë një intervistë për Ilmessaggero.it

Në intervistën e tij, Rama shprehet se  sot nuk ka protestuar populli, pasi nuk kanë dalë në rrugë as sindikatat dhe as studentët. Kryeministri ka thënë se nuk do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që veten e krahason me futbollistin Cristiano Ronaldo. Më tej, Rama thotë se opozita ka dalë në rrugë pasi ka frikë nga drejtësia. 

INTERVISTA E PLOTË

Gazetari: Cilat janë udhëzimet që i keni dhënë policisë për protestën?

Edi Rama: Unë nuk  jap udhëzime, nuk jam shefi i Policisë dhe as ministër i Brendshëm. Policia të shtunën ishte fantastike, nuk kishim të plagusur pasi policia ka bërë një punë të mirë. Kujtojmë që në vitin 2011 në atë vend u vranë katër  demonstrues.

Gazetari: Po referoheni kur Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm?

Edi Rama: Unë kurrë nuk flas për kundërshtarët e mi në një gjuhë të huaj, edhe nëse është gjuha e gjyshes sime. Që kishte origjinë italiane.

Gazetari: Opozita është larguar nga Parlamenti. A do të vazhdojë?

Edi Rama: Ju më thoni, edhe ju keni kaluar nëpër një fazë të re të një opozite tjetër që është tani në qeveri, por kurrë nuk kam dëgjuar që ju kërcënoheni për të djegur mandatet parlamentare.

Gazetari: Akuzat e Sali Berishës ndaj jush për mashtrimet elektorale…

Edi Rama: Përpara zgjedhjeve të një viti e gjysmë më parë, duke patur mazhorancën ne pranuam një kompromis për të cilin opozita kishte gjysmën e qeverisë duke përfshirë ministrin e Brendshëm, dhe ne morëm 35 mije vota më shumë se opozita dhe që ajo bashkenënshkuar rezultatet pa asnjë kontestim.

Gazetari: Opozita flet për 20 % të votave të falsifikuara.. ?

Edi Rama: OSBE ka legjitimuar rezultatin e zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare, dhe kundërshtarët tanë nuk kundërshtuarn asgjë deri në tetor kur nisi beteja për lidershipin në partinë e tyre. OSBE ka rekomanduar të kryhet reforma zgjedhore për të përmirësuar sistemin dhe ne kemi ftuar opozitën për ta shkruar dhe do ta kishim miratuar atë. Përkundrazi, ata braktisën parlamenti per 6 muaj. Ata thonë se me Edi Ramëm ata nuk kanë asnjë shans për të fituar. Dhe ata duan që unë të jap dorëheqjen për të bërë një qeveri kalimtare. Do të ishte sikur t’i kërkoje Juventusit, pasi është shumë i fortë, të pranojë që formacionin ta bëjnë të tjerët dhe jo trajneri i tij, dhe ai të kthehet në renditje duke filluar kampionatin nga zeroja … pa Ronaldon!

Gazetari: A jeni Juventin rastësisht?

Edi Rama: Rastësisht, po… Qeveritë në tranzicion bëhen kur ka një problem të përfaqësimit, ndërsa ne kemi rezonancë absolute vetë dhe jemi përpara të gjitha sondazheve. Nuk është një lojë, ne nuk kemi vetëm të drejtën, por detyrimin për të përfaqësuar dëshirat e votuesve. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2021.

Gazetari: Kundërshtarët tuaj ju krahasojnë me Maduron?

Edi Rama: Ndryshe nga Venezuela, në Shqipëri, amerikanët dhe Evropa i kanë apeluar opozitës për t’iu nënshtruar parimeve demokratike. Nëse do të isha Maduro, do të kisha probleme me SHBA-në apo BE-në. Opozita jep një imazh të rremë të vendit dhe të ardhmes të Shqipërisë.

Gazetari: Berisha pretendon se mund të ketë një fund të keq për ju…

Edi Rama: Ai gjithashtu thotë se mënyra e vetme për të më larguar është një plumb në ballë, por nuk dua të komentoj. Dhe pastaj Shqipëria në ditët e Berishës djegur. Ai vetëm dëshiron të pengojë reformën e drejtësisë.

Gazetari: Ata e akuzojnë atë për bashkëpunim me trafikun e drogës …

Edi Rama: Fjalë të forta që Shqipëria nuk e meriton, kemi trashëguar një problem serioz të rritjes së kanabisit dhe trafikimit të marihuanës dhe ne e sulmuam atë. Policia, nën ombrellën e BE-së, dhe pas mbikëqyrjes me avion tregojnë në raportet e fundit që drogë nuk ka më.

Gazetari: Probleme me qeverinë italiane?

Edi Rama: Asnjëherë kurrë. Qeveritë italiane të së drejtës kanë punuar gjithmonë fantastikisht me qeveritë shqiptare të së majtës dhe anasjelltas. Në Shqipëri më shumë se 20 mijë italianë bëjnë biznes, punë dhe studiojnë po ashtu dhe në Itali ka qindra mijëra shqiptarë.

Gazetari: Nuk ka rrezik që të degjenerohet situata, të fillojë eksodi në Itali?

Edi Rama: Jo, jo! Por jo! Kjo është vetëm një revoltë në pallat, politika e atyre që janë dërguar dhe ëndërrojnë të pamundurën. Kjo do të thotë, të kthehemi në hapin e ardhshëm për votimin.

Intervista e kryeministrit italian për median italiane vjen pak orë pasi opozita vendosi të djegë mandatet në parlament dhe t’i drejtohet popullit. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, krijimin e një qeverie tranzitore  që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qendrore bashkë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama intervista e rames per mediat italiane reforma ne drejtesi zgjedhjet te parakohshme djegia e mandateve te opozites edi rama intervista e rames per mediat italiane reforma ne drejtesi zgjedhjet te parakohshme

Sondazh

Poll