Politike

JA EMRAT/ 5 deputetët e opozitës që s’kanë hequr dorë nga mandatet dhe kanë sfiduar hapur partitë

21 Shkurt 2019, 15:38 Nga DOSJA
JA EMRAT/ 5 deputetët e opozitës që s’kanë hequr

TIRANË- Kanë kaluar gati 24 orë që prej momentit kur në selinë e Partisë Demokratike, deputetët e opozitës dhe kandidatët që ishin pjesë e listave, hoqën dorë nga mandati i deputetit.

Ditën e sotme, kryetari Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shkuan në kryesinë e Kuvendit ku firmosën heqjen dorë zyrtarisht nga mandatet e tyre.

Burime për Dosja.al sqarojnë se është dorëzuar kërkesa në Kuvend për lënien e mandatit nga 29 deputetë të PD dhe 17 të LSI.

Por në klimën e tensionit mes mazhorancës dhe opozitës, në kohën kur ndërkombëtarët dhe mazhoranca janë ende nën ethet e një proteste e cila mund të kishte edhe incidente, janë 5 emra që janë ende pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.

Rudina Hajdari

E para është Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit, e cila u fut në parlament në zgjedhjet e vitit 2017, dhe që nga ai moment nuk ka qenë gjithmonë dakord me opinionin e kryetarit të PD, Lulzim Basha. Hajdari nuk ka dhënë ende një qëndrim zyrtar për mandatin e saj, dhe ka sqaruar se ndodhet jashtë vendit.

Myslim Murrizi

Deputeti i Lushnjes, Myslim Murrizi, është një nga demokratët e flaktë që deri pak kohë më parë përbetohej se do e rrëzonte Ramën. Duket se ky projekt është lënë disi pas dore nga Murrizi, i cili ditën e djeshme fiku telefonin pavarësisht interesimit të Partisë Demokratike dhe mediave. Edhe sot nuk ka një qëndrim zyrtar, nëse do e djegë apo jo mandatin.

Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, ish-ministër në qeverinë Berisha, ndodhet në Vjenë si i dërguari i opozitës në një takim të OSBE. (Lexo ketu) Mediu “luftoi” për 3 muaj në çadrën e PD, dhe arriti që të hynte në parlament falë listave të sulmuara aq fort nga kryetari i PD, Lulzim Basha.

Nard Ndoka

Kryetari i Partisë Demokristiane, ish-ministër Shëndetësie në qeverinë Berisha, nuk ka dorëzuar mandatin. Ndoka nuk u pa dje në selinë e PD, dhe as ditën e sotme në protestë. Sinjali i fundit publik nga Ndoka është që pas protestës së 16 shkurtit kur ishte krah Bashës në djegien e mandateve. Ende mister e ardhmja e deputetit demokrat, pas hyrjes në Kuvend me listat Basha.

Lefter Koka

Lefter Koka i LSI-së nuk e ka dorëzuar mandatin dhe ka dhënë një sqarim publik për këtë vendim. Në një deklaratë për mediat, ai sqaroi se kjo është një aventurë e rrezikshme e opozitës e cila udhëhiqet sicc tha ai nga Saliu dhe Luli. (Lexo ketu)

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites fatmir mediu lefter koka myslim murrizi nard ndoka rudina hajdari djegia e mandateve te opozites fatmir mediu lefter koka myslim murrizi nard ndoka rudina hajdari

Sondazh

Poll