Politike

Një ditë pas dorëzimit të mandateve Basha udhëton drejt Vjenës. Kjo është arsyeja

21 Shkurt 2019, 16:44 Nga DOSJA
Një ditë pas dorëzimit të mandateve Basha udhëton drejt

Tiranë- Opozita ditën e sotme ka zhvilluar një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, e më pas e shoqëruar nga protestuesit ka dorëzuar mandatet në Kryesinë e Kuvendit.

Kryetari i Partisë Demokratike mësohet se pas këtij akti do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vjenë, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Burime për “Dosja.al” bëjnë me dije se kryedemokrati do të udhëtojë nesër drejt OSBE-së, ndërsa pas takimit do të kthehet në Shqipëri bashkë me kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Ditën e sotme nuk kanë dorëzuar mandatet deputetët, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Myslim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Lefter Koka. (Lexo këtu)

Kryetari i Partisë Republikane, ish-ministër në qeverinë Berisha, ndodhet në Vjenë si i dërguari i opozitës në një takim të OSBE-së  dhe Nard Ndoka ndodhet në Bruksel, ndërsa Hajdari nuk ka dhënë ende një qëndrim zyrtar për mandatin e saj, dhe ka sqaruar se ndodhet jashtë vendit. Po ashtu ndër deputetët që nuk kanë dorëzuar mandatin, Myslim Murrizi, dje kishte të fikur telefonin, ndërsa ende nuk ka një qëndrim zyrtar as sot.

Sa i përket deputeti të LSI-së, Lefter Koka, ai është shprehur se kjo është një aventurë e rrezikshme e opozitës e cila udhëhiqet siç tha ai nga Saliu dhe Luli. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lulzim basha udhëtim në vjenë djegia e mandateve te opozites lulzim basha udhëtim në vjenë

Sondazh

Poll