Politike

Ish-ministri Bushati takime në OSBE: Interesi kombëtar mbi politikat partiake

21 Shkurt 2019, 17:25 Nga DOSJA
Ish-ministri Bushati takime në OSBE: Interesi kombëtar mbi politikat

BRUKSEL- Ish-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati  po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që po zhvillohen në Vienë.

Gjatë takimit u diskutua për përgatitjet e Shqipërisë për drejtimin e OSBE gjatë vitit 2020 dhe sfidat me të cilët përballet kjo organizatë.

Ish-ministri Bushati, tashmë në cilësinë e kryetarit të delegacionit Parlamentar të Shqipërisë në OSBE, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Tomas Greminger.

Me anë të një postimi në Twitter, Bushati tregon lidhur me takimin.

“Ndërsa Shqipëria përgatitet për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020, është e një rëndësie të veçantë vendosja e interesit kombëtar mbi politikat partiake për këtë përgjegjësi të rëndësishme politike dhe diplomatike që kemi përpara”, shkruan ai.

Në takimin në Vjenë, i pranishëm ka qënë edhe kreu i PR, Fatmir Mediu, i cili foli para përfaqësuesve të tjerë të OSBE-së për protestën e qytetarëve kundër qeverisë, korrupsionit, krimit të organizuar dhe kërkesën për zgjedhje të lira e të ndershme. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike delegacioni i shqiperise ne osbe ditmir bushati osbe tomas greminger delegacioni i shqiperise ne osbe ditmir bushati osbe tomas greminger

Sondazh

Poll