Politike

Djegia e mandateve/ Balla takim me deputetin çek: Opozita injoroi vullnetin e popullit

21 Shkurt 2019, 15:43 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Balla takim me deputetin çek: Opozita injoroi

Pas mbarimit të protestës së opozitës, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me një grup deputetësh, anëtarë të Komisionit për Çështjet Europiane në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit të Çekisë.

Në përfundim të takimit, Balla dhe përfaqësuesi i delegacionit të Komisionit për Çështjet Europiane të Parlamentit të Çekisë, Ondrej Benešík mbajtën një deklaratë për mediat. Në fjalën e tij, Balla falenderoi Parlamentin çek për mbështetjen e vazhdueshme që i jep procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe foli për vendimin e djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës.

Falenderoj në emër të të gjithë të antarëve të Parlamentit Shqiptar Parlamentin çek për mbështetjen e  vazhdueshme që i japin procesit të antarësimit të Shqipërisë në BE. Ne besojmë që në qershor do të fillojmë procesin e rëndësishëm të negociatave me BE dhe ky komunikim mes nesh dhe të gjitha parlamenteve të vendeve anëtare na konfirmon mbështetjen që Shqipëri.

Si në çdo vend demokratik marrja e pushtetit me dhunë apo përpjekjet për delegjitimimin e proceseve demokratike është e papranueshme dhe e pa tolerueshme. Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë dhe se mandatet parlamentare përfaqësojnë vullnetin e popullit. Dorëzimi apo dorëheqja prej tyre është injorimi i vullnetit të popullit,”- deklaroi ai.

Ndërsa përfaqësuesi i delegacionit të Komisionit për Çështjet Europiane të Parlamentit të Çekisë, Ondrej Benešík në fjalën e tij u shpreh se Çekia e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

“Çekia ndjek zhvillimet dhe progresin e Shqipërisë në rrugën e intgrimit. Progresi, sidomos në reformën në drejtësi është tepër i kënaqshëm dhe është në rrugën e drejtë për antarësimin europian. Nga këndvështrimi Europian, dua të them se një turbulencë politike në një situatë të tillë kur jeni përpara hapjes së bisedimeve për integrimin europian nuk është fatlume.

Puna e opozitës është që të zëvendësojë partinë që është në fuqi, por mjetet që duhet të zgjedhin duhet të jenë kushtetuese dhe në kuadër të ligjit. Kjo është një e drejtë që askush nuk mund t’ja marë opozitës, por dhe si deputet i opozitës dua të them se fusha e betejës e një deputeti të opozitës është Parlamenti,”- u shpreh Benesik.

Sot Opozita dorëzoi mandatet në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa morën pjesë mijëra persona në mbështetje të tyre dhe kundër qeverisë. (Lexo këtu) Protesta filloi para ambienteve të godinës së Parlamentit, e cila ishte e rrethuar me qindra policë si dhe me tel me gjemba, ndërsa u zhvendos pranë Kryesisë së Kuvendit, ku deputetët e Opozitës dorëzuan mandatet e tyre.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ondrej benešík protesta e opozites 21 shkurt taulant balla djegia e mandateve te opozites ondrej benešík protesta e opozites 21 shkurt taulant balla

Sondazh

Poll