Politike

Përgjimet e ‘BILD’/ Arben Keshi telefonatë për “ofertën”: Erdhi ai tipi, mbaro punë

17 Qershor 2019, 14:06 Nga DOSJA
Përgjimet e ‘BILD’/ Arben Keshi telefonatë për

GJERMANI- Në përgjimet e “BILD” ditën e sotme, Arben Keshi flet me një person të paidentifikuar. 

Personi i tregon Keshit se “tipi”, i cili nuk e kishte pranuar ofertën e bërë kishte ardhur për t’u takuar së bashku me xhaxhain. 

BISEDA E PLOTË NR 6

Arben Keshi: S’ka ardhur, e ka fik telefonin. Po s’po vjen.

X: Aa

Arben Keshi: He

X: Ai tipi nuk e pranoi ofertën këtë javë

Arben Keshi: Ehe

X: Është këtu duke më kërkuar, bashkë me xhaxhain e vet.

Arben Keshi: HAHAH! Mirë ti e di vetë.

X: Kjo! Xhevati thotë mbaro punë

Arben Keshi: Mbaro pra

X: Njëra, e dyta *nuk kuptohet

Arben Keshi: Ta shkruaj me mesazh sepse nuk flas dot tani

X: Ok

Kujtojmë se sot gazeta Gjermane Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben keshi blerja e votave ne diber dosja 184 përgjimet e bild arben keshi blerja e votave ne diber dosja 184 përgjimet e bild

Sondazh

Poll