Politike

Dosja 184/ Bild publikon 16 përgjime, Rama konfirmon bisedën e 2017. Krimet e Rënda nisin hetimet (E PLOTË)

17 Qershor 2019, 13:09 Nga DOSJA
Dosja 184/ Bild publikon 16 përgjime, Rama konfirmon bisedën e 2017.

TIRANË- Siç paralajmëroi, gazetari i “BILD” ka publikuar përgjimet e radhës në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër.

Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede ka publikuar audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama.  Ky i fundit dëgjohet teksa bisedon me ish-drejtorin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshin.

Rama e pyet Keshin nëse e ka realizuar obljektivin dhe drejtori përgjigjet pozitivisht.  Dosja.al ka zbardhur 16 audio-përgjimet e publikuara nga mediat gjermane dhe ka përshtatur në shqip të gjithë artikullin e prestigjiozes.

Arben Keshi ishte në shumicën e audio përgjimeve dhe siç duket ka pasur një rol kryesor për organizimin e zgjedhjeve në vitin 2017 në Dibër.  Ai dëgjohet teksa bisedon me drejtorin e arsimit Drini Gjeçin, të cilit i kërkon t’u bëjë presion mësuesve që të votojnë për PS-në.

Në bisedat e tjera të përgjuara del edhe emri i ish-ministrit Damian Gjiknuri. Ish-ministri i Energjetikës bisedon me Keshin, të cilit i premton se do t’i dërgojë një furgon me djem ‘problematikë’, në mënyrë që të ndihet i sigurtë.

Nga ana tjetër Keshi ka shkëmbyer telefonata me Sali Skurën, ish-drejtor i policisë në Kamëz, dhe me dy persona të tjerë të paidentifikuar.

Këto përgjime kanë sjellë edhe reagime të shumta nga personat e përmendur. Kryeministri Edi Rama ka pranuar bisedën me Keshin, ndërkohë që thotë se janë të përdorura politikisht.

Në një status në rrjetet sociale, Pjerin Ndreu shpehet se ka bërë thjesht një komunikim normal në bisedën e publikuar.

Arben Keshi në një komunikim ekskluziv për Dosja.al u shpreh se ka pasur detyrë të organizonte zgjedhjet por që nuk ka asnjë lidhje me blerjen e votave.

Çfarë është “Dosja 184”?

Për dosjen 184 ka patur disa versione. Opozita është shprehur se në këtë dosje janë të përfshirë Ministra të rëndësishëm të Qeverisë Rama të kohës në blerje votash. Damian Gjiknuri është publikuar nga PD si i përshirë në zgjedhjet e Dibrës, por nuk përjashtohet edhe përfshirje në nivel më të lartë.

(F.g.f.m.k.m.a.b/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben keshi dosja 184 edi rama përgjimet e bild arben keshi dosja 184 edi rama përgjimet e bild

Sondazh

Poll