Politike

“Si të votojmë?”, përgjimi i “Bild” tregon blerjen e votave në Dibër: Bëj një vizë tek numri 1 dhe kaq

17 Qershor 2019, 13:59 Nga DOSJA
“Si të votojmë?”, përgjimi i “Bild”

TIRANË- “Bild” ka publikuar sot 16 përgjime, në përgjimin e fudnit është një bisede mes një votuesi dhe një personi që është marrë me zgjedhjet e PS, ku diskutojnë se çfarë do të shkruajnë në fletën e votimit.

PËRGJIMI I 16-Të

Konfirmi se votat janë blerë. Bekim Krashi bisedë me një votues. Një votues duket se është paguar për të hedhur votën e tij për kandidatin e PS. Ai flet me  një personin që e ka paguar atë, Bekim Krashin dhe e pyet atë se çfarë duhet të shkruaj në fletëvotim kur ai voton.

Votues: Si kalove?

Bekim Krashi: Ç’a bone?

Votues: Hiç mirë

Krashi: Eh

Votuesi: Si do të votojë unë?

Krashi: Si?

Votues: Për kë të votojmë na? Drini jam

Krashi: Kush?

Votues: Drini, Drini jam or ti

Krashi: Njëshin, njëshi o Drin

Votues: Me ça do votojmë or ti, si do ta konfirmojnë votën

Krashi: Bëj një vizë tek numri një dhe kaq.

Votues: Si? Si?

Krashi: Nuk di mor thuaj, se do vi unë ta them nga afër

Votues: A  do vish tek unë?

Krashi: Po po jam tu ardh.

Kujtojmë se sot gazeta Gjermane Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bekim krashi blerja e votave ne diber dosja 184 përgjimet e bild pergjimet e dosjes 184 bekim krashi blerja e votave ne diber dosja 184 përgjimet e bild pergjimet e dosjes 184

Sondazh

Poll