Politike

Nuk u paraqit, Prokuroria kërkon të shoqërojë me forcë Lulzim Bashën

17 Qershor 2019, 14:05 Nga DOSJA
Nuk u paraqit, Prokuroria kërkon të shoqërojë me forcë

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka vendosur të kryejë shoqërim të detyrueshëm për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, në lidhje me hetimin për deklarimin e parave për lobim në SHBA. Urdhëri është dërguar në Polici dhe do të jenë oficerët e Policisë Gjyqësore që do të shoqërojnë Bashën në 20 qershor në Prokurori.

Shoqërimi sipas burimeve të Dosja.al do të zhvillohet në orarin zyrtar. Kjo kërkesë e prokurorisë, vjen pas hezitimit që kryetari i PD, Lulzim Basha bëri sot për të shkuar në prokurori.

Në shkresën që mban datën 12 qershor, dhe mban firmën e prokurorëve të çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj. Nën hetim janë marrë gjithashtu edhe ish-sekretari i përgjithshëm dhe ish-deputeti Arben Ristani si dhe Ilir Dervishi ekonomist në PD.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dokumentet e lobimit rus kontrat e lobimit të pd lulzim basha dokumentet e lobimit rus kontrat e lobimit të pd lulzim basha

Sondazh

Poll