Politike

“5000 lekë për një votë”, biseda e bisnesmenit me banorin: Mos më thuaj këto gjëra se përgjohemi

17 Qershor 2019, 13:54 Nga DOSJA
“5000 lekë për një votë”, biseda e bisnesmenit

TIRANË- Në këtë bisede tregohet një se si një perosn me emrin Bekim Krashi një biznesmen flet me një banor që kërkon 400 mijë lekë për 5 vota të një familje.

Ai në fund thotë që të mos bëjnë muhabete të tilla në telefon se përgjohen telefonat.

PËRGJIMI 15-TË

Bekim Krashi: Hë?

208: Alo

Krashi: Po

208: Bekim, si je a je mirë?

Bekim: Mirë

208: Tani do ja të të pyesja për familjen e Halit Bashës

Bekim: Po

208: Ka tre vota

Bekim: Po

208: Por ai do diçka si do ja bëjmë?

Bekimi: A ke fol me Naimin?

208: Po jam konsultuar me pak, por për zotin dhe për Fiqiri Bashën ka qenë dy vota dhe i kanë dhënë 5000 mijë lekë.

Bekimi: Sa?

208: 5000 mijë lekë. Kështu më tha Fiqiriu

Bekimi: Kush Fiqiri?

208: Nuk e di sa e vërtetë është, nuk e di nëse është me letra.

Bekimi: Të gjithë spiuna janë, do i japin një më një letrat ata.

208: Tani nuk e di, si do ja bëjmë me këta.

Bekimi: Unë jam në Peshkopi tani, të vi unë nesër e u japim ndonjë gjë.

208; Sa mund të japim për Halit Bashën psh

Bekimi: Sa vota ka ai, 5?

208: 3 Haliti dhe 2 vota Fiqiri Basha

Bekimi: T’u japim 4000 ose 5000 mijë lekë

208: 5000 për dy vota

Bekimi; Jo more jo. Të marrin ndonjë 3000- 4000 mijë për një votë

208: nga 4000 për votë ëë.

Bekimi: Dhe 10000 i japim atij që ka 3 vot, a dëgjon.

208: Po këtij që ka dy vota

Bekimi: Atij 6000 -7000 mijë

208: Naimi u ka dhënë nga 5000

Bekimi: A ka në pasur shumë, po u ka dhënë 2000 t’u jap 2000.

208: Shiko tani se më duket sikur po abuzojnë me punë lekësh.

Bekimi: Mos më thuaj në telefon, se përgjohen

208: Ëëë

Bekimi: Po leri këto gjëra me mua në telefon.

Kujtojmë se sot gazeta Gjermane Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild bekim krashi blerja e votave ne diber dosja 184 përgjimet e bild 16 pergjimet e bild bekim krashi blerja e votave ne diber dosja 184 përgjimet e bild

Sondazh

Poll