Politike

Përgjimet e BILD, Rama: Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet

17 Qershor 2019, 13:43 Nga DOSJA
Përgjimet e BILD, Rama: Nxis prokurorinë të vijojë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të reja nga e përditshmja gjermane “BILD”.

Me anë të një statusi në Twitter, Rama shkruan se përgjimet e tregojnë përsëri se u bënë për shantazh nga PD për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë.

“Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh,jo për drejtësi! Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24. Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla. Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma!”, shkruan Rama. 

(K.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild dosja 184 edi rama përgjimet e bild 16 pergjimet e bild dosja 184 edi rama përgjimet e bild

Sondazh

Poll