Politike

‘S’ju ke dhënë gjë ti”, zbardhet biseda e Arben Keshit: Votuesë të papaguar ankohen (EMRAT)

17 Qershor 2019, 13:37 Nga DOSJA
‘S’ju ke dhënë gjë ti”, zbardhet biseda e Arben

Një nga audiopërgjimet e Gazetës gjermane Bild, përfshin drejtorin e Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi me dy persona të paidentifikuar. Një person telefonon drejtorin Arben Keshi dhe i ankohet atij, se dy votuesë kërkojnë para me pretendimin se nuk janë paguar për votën e tyre. Drejtori Keshi i kërkon që ta verifikojë emrin dhe telefonon një tjetër person duke e pyetur për ta. Personi konfirmon se i ka paguar dhe kërkon ballafaqim.

Biseda e Arben Keshit me personat:

Arben Keshi: Hë mo?

Personi tjetër: A ndenjte? Ej, për zotin s’ka lëvizur hiç.

Arben Keshi: Jo s’ka lëvizur hiç. Ato që janë janë ashtu, mos u ngatërro me Tanin dhe me ata. Se Uruçi s’ishte fare në listë.

Personi: Më mori Nexhipi mua

Arben Keshi: Nexhipi, nuk ka qenë në listë. Më jep emrin të të them unë, të pyes.

Personi tjetër: Një second.
Arben Keshi: Xhabir Elezi Sokol.

Personi: Po

Arben Keshi: Ka ndonjë gjë me këtë? Iu ke dhënë gjë s’ju ke dhënë gjë?

Personi: Po po të dyve.

Arben Keshi: Po ai ka ardhur këtu, thotë s’kam marrë gjë.

Personi: Ka ardhur Xhabiri? Merre me vete?

Arben Keshi: Ok.

Arben KeshI: E kea ty apo flet kot ai?

Personi 2: Jo, por po do ti e sjell.

Arben Keshi: Ai thotë merre me vete. Unë i thashë e kam këtu. Ai thotë merre me vete, unë ja kam dhënë.

Kujtojmë se sot gazeta Gjermane Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild arben keshi dosja 184 përgjimet e bild 16 pergjimet e bild arben keshi dosja 184 përgjimet e bild

Sondazh

Poll