Politike

Dosja 184/ Bild publikon 16 përgjime, Rama konfirmon bisedën e 2017. Krimet e Rënda nisin hetimet (E PLOTË)

  • EKSKLUZIVE/ Përgjimet e BILD, Arben Keshi: S’kam lidhje me blerjen e votave
  • Rama: U përdorën për shantazh, jo për drejtësi. I nxorri prokurori shërbetor i Saliut
  • Donika Prela: Nisim hetimin për nxjerrje sekreti, e paprecendentë
  • Dosja.al ka zbardhur 16 audio-përgjimet e publikuara nga mediat gjermane dhe ka përshtatur në shqip të gjithë artikullin e prestigjiozes.
    Featured image of article: Dosja 184/ Bild publikon 16 përgjime, Rama konfirmon bisedën e 2017. Krimet e Rënda nisin hetimet (E PLOTË) Arben Keshi dhe Edi Rama
    Përditësuar:

    TIRANË- Siç paralajmëroi, gazetari i “BILD” ka publikuar përgjimet e radhës në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën “Dosja 184”, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër.

    Më titullin “Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet”, Tiede ka publikuar audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama.  Ky i fundit dëgjohet teksa bisedon me ish-drejtorin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshin.

    Rama e pyet Keshin nëse e ka realizuar obljektivin dhe drejtori përgjigjet pozitivisht.  Dosja.al ka zbardhur 16 audio-përgjimet e publikuara nga mediat gjermane dhe ka përshtatur në shqip të gjithë artikullin e prestigjiozes.

    Arben Keshi ishte në shumicën e audio përgjimeve dhe siç duket ka pasur një rol kryesor për organizimin e zgjedhjeve në vitin 2017 në Dibër.  Ai dëgjohet teksa bisedon me drejtorin e arsimit Drini Gjeçin, të cilit i kërkon t’u bëjë presion mësuesve që të votojnë për PS-në.

    Në bisedat e tjera të përgjuara del edhe emri i ish-ministrit Damian Gjiknuri. Ish-ministri i Energjetikës bisedon me Keshin, të cilit i premton se do t’i dërgojë një furgon me djem ‘problematikë’, në mënyrë që të ndihet i sigurtë.

    Nga ana tjetër Keshi ka shkëmbyer telefonata me Sali Skurën, ish-drejtor i policisë në Kamëz, dhe me dy persona të tjerë të paidentifikuar.

    Këto përgjime kanë sjellë edhe reagime të shumta nga personat e përmendur. Kryeministri Edi Rama ka pranuar bisedën me Keshin, ndërkohë që thotë se janë të përdorura politikisht.

    Në një status në rrjetet sociale, Pjerin Ndreu shpehet se ka bërë thjesht një komunikim normal në bisedën e publikuar.

    Arben Keshi në një komunikim ekskluziv për Dosja.al u shpreh se ka pasur detyrë të organizonte zgjedhjet por që nuk ka asnjë lidhje me blerjen e votave.

    Çfarë është “Dosja 184”?

    Për dosjen 184 ka patur disa versione. Opozita është shprehur se në këtë dosje janë të përfshirë Ministra të rëndësishëm të Qeverisë Rama të kohës në blerje votash. Damian Gjiknuri është publikuar nga PD si i përshirë në zgjedhjet e Dibrës, por nuk përjashtohet edhe përfshirje në nivel më të lartë.

    (F.g.f.m.k.m.a.b/dosja.al)

    • 17:38

      AUDIO 1/ Rama flet me Arben Keshin: I kemi realizuar objektivat?

      Në bisedë, Rama e pyet nëse u arritën objektivat, pra nëse PS ka fitur apo jo, por në asnjë moment nuk flitet as për blerje votash as për manipulime.

      Përfaqësuesi i PS e qetëson Ramën duke e siguruar që nga informacionet nga komisionerët, kishte pritshmëri të mëdha.

      Pergjimi nr.1

      Arben Keshi: Po shefi.

      Edi Rama: Hë mo si duket.

      Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.

      Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

      Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.

      Edi Rama: Ashtu ëëë?

      Arben Keshi: Po them që po.

      Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?

      Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja.

      Edi Rama: Ç
      farëe do të bëshin ty ata?

      Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…

      Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.

      Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.

      Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin.

      Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.

      Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?

      Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.

      Edi Rama: Mirë vllai!

      Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.

      Edi Rama: Hajd ciao, ciao!

    • 15:34

      AUDIO 2/ ‘Jena knaq me shefin e madh!’ Përgjimet mes deputetit Gaçi dhe Arben Keshit

      E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një tjetër audiopërgjim ku dëgjohet Arben Keshi, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe deputeti Artan Gaçi.

      Gjatë bisedës, Artan Gaçi i përcjell Keshit përgjëzimet e kryministrit Rama për rezultatet e arritura.

      Biseda telefonike:

      Arben Keshi: Mgjes, ça bëre

      Artan Gaci: Ndejtëm, jena knaq me shefin e madh. Me superlativa për ty

      Arben Keshi: Faleminderit

      Artan Gaci: Me superlative. Jo, jo nga ai. Gjithashtu edhe nga unë. Më tregoi historinë e 2011 me fjalë të tjera ke pikët maksimale

      Arben Keshi: Ishalla bëhet realitet se ngela këtu. U bënë tre vjet

      Artan Gaci: Jo jo pse? Vlerësim të jashtëzakonshëm. Ai tha që Maqellari ishte falë teje. Ai është persona. E ka kopsit tha gjithë gjënë. Edhe në 2011 fitoi tha. Po ashtu ndodhi me një kuti

      Arben Keshi: Po hajde mo ça të bësh

      Artan Gaci: Kjo ka qënë merita e Benit tha.

      Arben Keshi: Faleminderit

      Artan Gaci: Doja me ta thënë që të ashtu…

      Arben Keshi: Po po

      Artan Gaci: Kur të vish në Tiranë…lidhemi

    • 18:24

      AUDIO 3/ “Nëse nuk i duan lëre. Të shkojë tek PD-ja”, biseda e përgjuar e Arben Keshit me qytetarin

      Në përgjimet e publikaur nga Bild, në një telefonat ësthë Arben Keshi që flet me një qytetar në lidhje me votat. Arben Keshi në bisedë me një tjetër person të pa identifikuar me numër telefoni 0685922860.

      Një përfaqësuesi i PS, i paidentifikuar telefonon Arben Keshin dhe e informon se është tek një familje duke blerë votat. Por kryetari i familjes nuk pranon ta shesë votën për pak dhe kërkon më shumë.

      Drejtori i thotë atij se nëse nuk i pranojnë paratë që i ofrojnë atëherë nuk ka problem, le të shkojë të votojë PD.

      PËRGJIMI NR 3

      Arben Keshi: Nga u zhduke?

      0685922860: A u lodhe?

      Arben Keshi: Ku shkove?

      0685922860: Jam pak tek Tasia, këtu poshtë

      Arben Keshi: Ku?

      0685922860: Tasia

      Arben Keshi: Ku?

      0685922860: Tasie Lleshi

      Arben Keshi: Po çfarë thotë?

      0685922860: Nuk do ia Refiku

      Arben Keshi: Po në rregull, mirë

      0685922860: Ajo tha tek 30-ta, nëse nuk janë 30 nuk ashtu

      Arben Keshi: Po lëre. Nëse nuk i duan lëre. Të shkojë tek PD-ja.

      0685922860: Ok, mirë.

    • 15:20

      AUDIO 4/ “Na ka çarë trapin, do 200 mijë lekë për 4 vota”, BILD nxjerr bisedën mes Arben Keshit dhe mësuesit (Audio-përgjimi))

      Në përgjimin e katërt të publikuar nga “Bild” dëgjohet Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme i përfshirë në blerje votash.

      Në telefonatën e përgjuar Keshi flet me një person të paidetifikuar, por që punon si mësues.

      Mësuesi e informon drejtor Keshin që një person që ka katër vota kërkon 200 mijë lekë. Gjatë bisedës, mësuesi tregon se si ka ushtruar presion mbi punonjësit për të përmbushur pritshmëritë për votat.

      Biseda e plotë

      Mësuesi: Hëj dëgjo, kam këtë çunin këtu, e njoh unë?

      Keshi: S’di gjë kujt i përket Altini?

      Mësuesi: ee?

      Keshi: Kujt i pëket Altini?

      Mësuesi: I Isuf Qokut, një ish-nxënës i imi

      Keshi: Po…po çfarë ka ai?

      Mësuesi: Ka një problem…Ai do 200 mijë lekë dhe thotë që ka katër vota. Do fejohet këtu në Ternovë. Thotë që s’di gjë po ka fol me Shemsiun dhe Shemsiu ka një problem. Fola me të pardje.

      Keshi: Po

      Mësuesi: Atij zotnisë Kollashitit ja komunikova pardje…sa u ndamë pastaj ja thashë Anës…ne emër tonë

      Keshi: Jo në emër tim..ore..

      Mësuesi: I thashë në emër tim në emër të drejtorit të Arsimit…ja thashë unë.

      Keshi: Mirë…

      Mësuesi: Kam mbaruar punë me të. Edhe me Gëzim Hoxhën, sepse ka pas një problem ai ngaqë ka qenë në Itali, Amerikë dhe ka ardhur sot. Kam mbaruar punë me të se e kam të afërm unë…është kushëri me vjehrrën time. E ke parasysh? Vjehrra ime është mbesa e Ismail Merlanit…

      Keshi: Po e kam parasysh…

      Mësuesi: Mamaja e Merlanit dhe e Gëzimit janë kushërira.

      Keshi: E mirë, ok

      Mësuesi: Është e mbaruar ajo punë. Do flas sërish me Bujar Kërtazën dhe me Vebi Muhametin.  Kunata e Vebiut është mbesa e Remë Ramës.

      Keshi: Ato vëllezërit e Vebiut na çanë trapin duke u zënë…

      Mësuesi: Jojo s’ka lidhje me atë fare ai…Nuk është përzier fare ai. Nëse ke informacionin më të vogël, nëse e ke parë, ma thuaj mua.

      Keshi: Jojo s’e kam parë.

      Mësuesi: Nëse ka ndonjë gjë për të thënë le të vijë të na e thotë në fytyrë..

      Kesho: Jojo…ok

      Mësuesi: Unë t’i kam mbaruar të gjitha punët pa përjashtim. Ja kam bërë të qarta. Atij zotnisë jam kam thënë në sy të Bukar Spahiut. Troç ja kam thënë te lokali i Begut.

      Keshi: Në rregulll..ok

      Mësuesi: Po qe se ashtu…pyet edhe Neki Ukën edhe Din Jasharin…

      Keshi: Në rregull ok…

    • 15:35

      AUDIO 5/‘S’ju ke dhënë gjë ti”, zbardhet biseda e Arben Keshit: Votuesë të papaguar ankohen (EMRAT)

      Një nga audiopërgjimet e Gazetës gjermane Bild, përfshin drejtorin e Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi me dy persona të paidentifikuar. Një person telefonon drejtorin Arben Keshi dhe i ankohet atij, se dy votuesë kërkojnë para me pretendimin se nuk janë paguar për votën e tyre. Drejtori Keshi i kërkon që ta verifikojë emrin dhe telefonon një tjetër person duke e pyetur për ta. Personi konfirmon se i ka paguar dhe kërkon ballafaqim.

      Biseda e Arben Keshit me personat:

      Arben Keshi: Hë mo?

      Personi tjetër: A ndenjte? Ej, për zotin s’ka lëvizur hiç.

      Arben Keshi: Jo s’ka lëvizur hiç. Ato që janë janë ashtu, mos u ngatërro me Tanin dhe me ata. Se Uruçi s’ishte fare në listë.

      Personi: Më mori Nexhipi mua

      Arben Keshi: Nexhipi, nuk ka qenë në listë. Më jep emrin të të them unë, të pyes.

      Personi tjetër: Një second.
      Arben Keshi: Xhabir Elezi Sokol.

      Personi: Po

      Arben Keshi: Ka ndonjë gjë me këtë? Iu ke dhënë gjë s’ju ke dhënë gjë?

      Personi: Po po të dyve.

      Arben Keshi: Po ai ka ardhur këtu, thotë s’kam marrë gjë.

      Personi: Ka ardhur Xhabiri? Merre me vete?

      Arben Keshi: Ok.

      Arben KeshI: E kea ty apo flet kot ai?

      Personi 2: Jo, por po do ti e sjell.
      Arben Keshi: Ai thotë merre me vete. Unë i thashë e kam këtu. Ai thotë merre me vete, unë ja kam dhënë.

    • 16:06

      AUDIO 6/Arben Keshi telefonatë për “ofertën”: Erdhi ai tipi, mbaro punë

      Në përgjimet e “BILD” ditën e sotme, Arben Keshi flet me një person të paidentifikuar.

      Personi i tregon Keshit se “tipi”, i cili nuk e kishte pranuar ofertën e bërë kishte ardhur për t’u takuar së bashku me xhaxhain.

      BISEDA E PLOTË:

      Arben Keshi: S’ka ardhur, e ka fik telefonin. Po s’po vjen.

      X: Aa

      Arben Keshi: He

      X: Ai tipi nuk e pranoi ofertën këtë javë

      Arben Keshi: Ehe

      X: Është këtu duke më kërkuar, bashkë me xhaxhain e vet.

      Arben Keshi: HAHAH! Mirë ti e di vetë.

      X: Kjo! Xhevati thotë mbaro punë

      Arben Keshi: Mbaro pra

      X: Njëra, e dyta *nuk kuptohet

      Arben Keshi: Ta shkruaj me mesazh sepse nuk flas dot tani

      X: Ok

    • 16:12

      AUDIO 7/“Në pi* të sëmës, u kam q*rë ropt”, Keshi nxehet me drejtorin e Dibrës: Të votojnë për PS-në ose do ikin nga puna

      Në përgjimin e shtatë drejtori në ministrinë e Brendshme Arben Keshi që flet me drejtorin e arsimit në Dibër Drini Gjeçin.

      Në telefonatën e përgjuar Keshi dëgjohet që I thotë Gjeçit të mbledhë të gjithë drjetorat e shkollave dhe t’i paralajmëroj të mos harrojnë të votojnë për Partinë Socialiste, përndryhse një ditë pas zgjedhjeve do të pushohen nga puna.

      Nga ana tjetër Gjeçi e garanton drjetor Keshin se të gjitha votat do të shkojnë për Partinë Socialiste.

      Biseda e plotë

      Keshi: Ej

      Gjeçi: Hë mo si je , a je mirë?

      Keshi: Mirë si shkove ti a je lodh?

      Gjeçi: Nga pak si ja çon ti?

      Keshi: Mirë ja ashtu mirë…si është puna andej?

      Gjeçi: Mirë…mirë duket…

      Keshi: A ka lëvizje andej?

      Gjeçi: jo s’ka pas…

      Keshi: S’ka shumë  e mirë…

      Gjeçi: Joo, s’ka…çfarë ke bërë ti

      Keshi: Lëvizjee madhe këtej…rrugëve më

      Gjeçi: ouuu

      Keshi: A kan ndejt mirë ata drejtorët anej apo duhet me i marr prap.

      Gjeçi: Vallaj…

      Keshi: Merri nëjher një nga një të gjithë në telefon…se kan ik për lesh të gjithë…merri të gjithë në telefon se kanë flejt gjumë. Përveç Gëzimit dhe Arjanit s;kam fol me asnjë tjetër…flenë gjumë…

      Gjeçi: Po ça t;u marr unë aman tani…asaj Haxhiqimes ehde asaj tjetrës…ça t’u them unë…gra janë ato hale…

      Keshi: Gra, burra ça të jenë…duhet me jua kujtu të gjithë mësuesve një nga një. Të jenë të gjithë aty sipas listës që kanë sjellë, nëse duan që të hënën të jenë në punë. Nëse nuk duan të shkojnë në pi* të sëmës, se u aka q*rë ropt.

      Gjeçi: Ç’ke ti i marr unë tani

      Keshi: Mirë

      Gjeçi: Hajt shnet…

    • 16:21

      AUDIO 8/‘Ndaloni autobusat e Kamzës vllai’, Arben Keshi urdhëron Shefin e Policisë: Xhelali i ka çu të vetët tek Turizmi

      Në audiopërgjimin nr 8, që u publikua sot nga BILD, drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi i kërkon shefit të Policisë së Kamzës, që të ngrejnë postblloqe për të ndaluar votuesit e PD për të shkuar në Dibër.

      AUDIOPËRGJIMI 8

      Arben Keshi, me shefin e policisë së Kamzës Drejtori i MB, Arben Keshi flet me shefin e stacionit policor të Kamzës dhe i kërkon atij që të shikojë votuesit e PD.

      Arben Keshi: Urdhëro

      Sali: Beni çkemi si je. Saliu jam

      Arben Keshi: Kush?

      Sali Skurra: Sali, Sali Skurra.

      Arben Keshi: Hë mo çkemi?

      Sali Skurra: Hë mo, si të ka vëllai?

      Arben Keshi: Mirë si ia kalon ti

      Sali Skurra: U lodhe

      Arben Keshi: Hajd mo lodhje

      Sali Skurra: Si është tu shku

      Arben Keshi: Mirë mo mirë duket, po na këputi ky i Kamzës, bllokoni autobuzët e Kamzës o shok.

      Sali Skurra: Po pra, kemi nxjerrë postblloqet. Do nisen nga ora 03:00.

      Arben Keshi: Keni informacion sa janë?

      Sali Skurra: Nga ora 3 e gjysëm do nisen. I kemi marrë masat.

      Arben Keshi: Sa janë?

      Sali Skurra: Mendohet 400-450 vetë.

      Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali ë?

      Sali Skurra: Po, Xhelali ka nxjerrë gjithë bashkinë, i ka çuar sot tek turizmi në Lurë.

      Arben Keshi: Po dakord.

      Sali Skurra: Situata në Maqellarë si duket?

      Arben Keshi: Maqellara, mirë, s’ka pikë Kamze në Maqellarë.

      Sali Skurra: Lura është problem

      Arben Keshi: Lura, ëë. Lura Reçi.

      Sali Skurra: Lura, Reçi, gjithë ajo pjesa aty.  Ne komisionerët aty i kemi?

      Arben Keshi: Po mo po

      Sali Skurra: Po qyteti si duket

      Arben Keshi: Qyteti mirë duket. Pjesa tjetër, Lurë Reç, këta që po sjell Xhelali

      Sali Skurra: Po pra po, Melita (Punonjëse e Gjendjes Civile), s’mund të bëjë gjë, me këto kodet e me gjë tjetër

      Arben Keshi: Jo jo, s’ke ça ju bën se kanë gjendjen civile

      Sali Skurra: Sepse i pashë sot, i ndoqëm gjithë ditën. Uroj fitore

      Arben Keshi: Aq bëhet fjalë, 450 vetë ëë? Ka marrë njerëzit e vetë të tjerë.

      Sali Skurra: Po njerëzit e vetë, kemi ngritur ca postblloqe. Pa merak. I bien nga rruga e parë. Mirë Beni.

      Arben Keshi: Po shoku rrofsh!

    • 16:30

      AUDIO 9/Përgjimet mes Kushit dhe shefit të policisë së Kamzës: Ndaluam 7 autobusa

      E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar disa përgjime të reja lidhur me zgjedhjet e 2017 ku flitej lidhur me autobusët. 

      Protagonistët ishin Arben Keshi dhe shefi i policisë së Kamzës, Sali Skura, i cili shqetësohet lidhur me rezultatin e zgjedhjeve.

      BISEDA TELEFONIKE:

      Sali Skura (Shef policie në Kamëz): Alo

      Arben Keshi: Po

      Sali Skura: O Beni, Sala jam

      Arben Keshi: He mo çkemi? Si kalove?

      Sali Skura: Mirë. Ti si kalove? Ça na thuaj andej?

      Arben Keshi: Se di. Mirë duket. Po e ke parasysh thesi i mbyllur

      Sali Skura: Po, po, po. Si duket situata?

      Arben Keshi: Po mirë

      Sali Skura: Jo flas nga pjesëmarrja. Si e shikon ti?

      Arben Keshi: Aq o sa kanë ardhur vazhdimisht. E ke parasysh rreth 52%, sepse nuk bëhen më shumë

      Sali Skura: Si shkon Maqellara, sa përafrohet?

      Arben Keshi: Se di unë. Mirë, mirë, mirë, na thonë ata. Por ta shohim. Ne vetë themi jemi mirë. Zonë e paparashikueshme ajo.

      Sali Skura: Po e vërtetë

      Arben Keshi: A erdhën shumë mbrëmë mo?

      Sali Skura: Ë?

      Arben Keshi: A erdhën shumë autobusa mbëmë?

      Sali Skura: Jo, jo. Nja 7 i bllokuam.

      Arben Keshi: I bllokuat ë?

      Sali Skura: Po, po. Disa të tjerë i rregulluan çunat me miq.

      Arben Keshi: Mirë pra

      Sali Skura: Mirë. Kujdesi vëlla. Hajde pra me fitore

      Arben Keshi: Rrofsh

    • 16:41

      AUDIO 10/Zbulohet përfshirja e ‘problematikëve’ në zgjedhje, Gjiknuri-Keshit: Do t’i nis çunat, t’jenë për çdo rast

      Në përgjimin e dhjetë të publikuar nga media gjermane dëgjohet ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri që bisedon me sih-drejtorin e Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Shqipëri, Arben Keshin.

      Gjiknuri e pyet Keshin për situatën dhe lëvizjet përreth dhe i thotë se do t’i nisë një furgon me njerëz. Gjatë bisedës ish-ministri thekson se grupi i djemve që do t’i dërgojë Keshit janë problematikë dhe nuk duhet ekspozuar.

      Biseda e plotë

      Damian Gjiknuri: Çkemi, ça bëhet?

      Arben Keshi: Mirë, hiç me…

      Damian Gjiknuri: Naj merak naj gjë..?

      Arben Keshi: Mirë, por duhet të vijnë tani këta deputetët se kanë ardhur ata të PD-së.

      Damian Gjiknuri: Do vijnë…do vijnë ata tani… se si duket kanë shkuar të flenë pak se kanë qenë gjithë natën aty…po do vijnë tani pa merak…

      Arben Keshi: As unë s’kam flejt fare…

      Damian Gjiknuri: E di e di, e di o burrë…po do vijnë ata tani…

      Arben Keshi: Po të vijnë ata që njerëzit tani të dalin nëpër qendër..

      Damian Gjiknuri: Patjetër

      Arben Keshi: Tani vëzhguesit e atyre janë nga qytetet e tjera, asnjë si njeh ata…

      Damian Gjiknuri: E di, e di ashtu i kanë sjellë ata se s’kanë besim te këta të vetit…Gjithsesi, pot ë dërgoj ca çuna, do I nis me minibus t’i kesh aty.

      Arben Keshi: Mirë

      Damian GJiknuri: I nisa unë që të rrinë aty, do vijnë te shtabi jot, për çdo rast. Por, të mos ekspozohen shumë, se janë içik problematikë ata. Por le të jenë aty, për çdo gjë..!

      Arben Keshi: ok, hajt…

       

    • 18:45

      AUDIO 11/ Pjerin Ndreu bisedë me drejtorin e Arsimit në Dibër: Thuaji të dalë hapur me PS, ndryshe fluturon

      GJERMANI– Në një prej përgjimeve të publikuara nga “BILD”, deputeti i PS Pjerin Ndreu ka marrë në telefon drejtorin e arsimit në Dibër, Drini Gjeçin.

      Gjatë telefonatës, Ndreu i ka kërkuar Gjeçit që të telefonojë drejtorin e një shkolle në fshatin Reç për të dalë hapur me votën për PS-në.

      BISEDA TELEFONIKE:

      Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes

      Drini Gjeçi: Mirëmëngjes

      Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si kalove?

      Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?

      Pjerin Ndreu: Si je a je mirë? Si shkon?

      Drini Gjeçi: Mirë

      Pjerin Ndreu: Bëji një telefon këtij Reshat Elezi, nga Reçi. I thuaj shkollës që ta deklarojnë votën hapur, sepse këto poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndshme. Thuaj dilni hapur me votën përndryshe ditën e hënë tregojani se ku fluturon

      Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

      Pjerin Ndreu: Po

      Drini Gjeçi: Flas unë tashi me të

      Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënën. Thuaji ta deklarojë hapur për PS-në. Ta deklarojë hapur. Ose më mirë të gjej vend e të futet.

      Drini Gjeçi: Pa merak se e mbyll unë këtë punë.

      Ditën e sotme e përditshmja gjermane “BILD” ka publikuar përgjime të reja nga dosja 184, ku të përfshirë ishte edhe kryeministri Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri dhe eksponentë të tjerë të PS-së.

      (k.m./dosja.al)

    • 18:45

      AUDIO 12/Drejtori rajonal kërcënon vartësin e tij: Do e deklarosh votën hapur, ndryshe gjej punë tjetër

      TIRANË- Në përgjimin e 12- të Bild, është telefonata e drejtorit rajonal Drini Gjeçi me drejtorin e një shkolle në Reç.

      Drini Gjeçi drejtori rajonal në Diber komunikon me drejtorin e shkollës në Reç, Reshat Elezi dhe i kërkon që të deklarojë votën haptas, ose të gjej punë tjetër.

      PËRGJIMI 12-TË

      Drejtori: Alo, mirëmengjes

      Gjeçi: Mirëmëngjes si kalove

      Drejtori: Mirë si kalove

      Gjeçi: Ku je

      Drejtori: Jam këtu afër qendrës së votimit

      Gjeçi: I ke marrë të gjithë ata të familjes

      Drejtori: Të shtëpisë, jo do të vijnë më vonë për të votuar.

      Gjeçi: Më dëgjo këtu!

      Drejtori: Do vijnë vet

      Gjeçi: Në ça qendre je ti?

      Drejtori: Në Zallreç

      Gjeçi: Dëgjo se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote dhe e familjes tënde do të deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar sot vetën tende dhe të familjes haptas gjej punë tjetër.

      Drejtori: Drejtor për këtë gjë mos e vrit mendjen fare, janë llafe njerëzit mos e vrit mendjen fare më dëgjon?

      Gjeçi: Ore do deklarohet haptas, kur them haptas, haptas

      Drejtori: Po mos e vrit mendjen fare po them, pa merak

      Gjeçi: Haptas me gjithë familjen

      Drejtori: Pa merak, pa merak

      (A.B. Dosja.al)

    • 15:49

      AUDIO 13/‘Të mos kemi llafe, votën e du hapur’, drejtori i Arsimit në Dibër presion mësuesit: Pse s’ke votuar akoma

      Në audiopërgjimin nr 13 të gazetës gjermane BILD, zbulohet presioni i Drejtorit të Arsimit në Dibër, Drini Gjeci me një mësues, të cilit i kërkon llogari pse s’ka shkuar ende të votojë.

      Audiopërgjimi nr 13

      Drini Gjeci: Alo, Afrim Murati?

      Lavdrim Murati: Po alo?

      Drini Gjeci: Drejtori i Arsimit ju shqetëson.

      Lavdrim Murati: Po.

      Drini Gjeci: A ke votuar?

      Lavdrim Murati: Jo akoma.

      Drini Gjeci: Pse mo la s’ke votu?

      Lavdrim Murati: Se po pres të lirohet radha

      Drini Gjeci: Ça radhe,  Lavdrim të mos kemi më llafe, votat i dua hapur. Mos të pres më.

      Lavdrim Murati: Po ça thua o drejtor. Të kanë sinjalizuar gabim.

      Drini Gjeci: Nesër të mos kemi llafe.

    • 16:14

      AUDIO 14/ “Po shef”, biseda e Gjiknurit me bisnesmenin: Merri listat të gjitha kërko mbështetje

      Përgjimi i 14-të i publikuar nga Bild ësthë një bisede mës Damina Gjiknurit, në atë kohë  ministër i Infrastruktres dhe Energjisë, ku komunikon me biznesmenin Bekim Krashi.

      Siaps Bild është Gjiknuri ai që ka telefonuar Krashin, ku i kërkon infoarmacion në lidhje me votat.

      PËRGJIMI I 14-TË

      Krashi: Po shef

      Gjiknuri: O Bekim se tani më morën mua. Kush ka qenë tek komuna juaj, që ka mbuluar këtë pejsë e transporteve. Se jeni dhe në shtet.

      Krashi: Ne në fakt me thënë të drejtën nuk kemi kush të na mbështet dhe janë ca zona.

      Gjiknuri: Po mire merri listat, merri ato gjonat dhe kërko mbështetje.

      Krashi: Atë po bëj

      Gjiknuri: Hajt

      Krashi: Sa ti marr do vi aty, pa merak.

    • 15:56

      AUDIO 15/“5000 lekë për një votë”, biseda e bisnesmenit me banorin: Mos më thuaj këto gjëra se përgjohemi

      TIRANË- Në këtë bisedë tregohet një se si një perosn me emrin Bekim Krashi një biznesmen flet me një banor që kërkon 400 mijë lekë për 5 vota të një familje.

      Ai në fund thotë që të mos bëjnë muhabete të tilla në telefon se përgjohen telefonat.

      PËRGJIMI 15-TË

      Bekim Krashi: Hë?

      208: Alo

      Krashi: Po

      208: Bekim, si je a je mirë?

      Bekim: Mirë

      208: Tani do ja të të pyesja për familjen e Halit Bashës

      Bekim: Po

      208: Ka tre vota

      Bekim: Po

      208: Por ai do diçka si do ja bëjmë?

      Bekimi: A ke fol me Naimin?

      208: Po jam konsultuar me pak, por për zotin dhe për Fiqiri Bashën ka qenë dy vota dhe i kanë dhënë 5000 mijë lekë.

      Bekimi: Sa?

      208: 5000 mijë lekë. Kështu më tha Fiqiriu

      Bekimi: Kush Fiqiri?

      208: Nuk e di sa e vërtetë është, nuk e di nëse është me letra.

      Bekimi: Të gjithë spiuna janë, do i japin një më një letrat ata.

      208: Tani nuk e di, si do ja bëjmë me këta.

      Bekimi: Unë jam në Peshkopi tani, të vi unë nesër e u japim ndonjë gjë.

      208; Sa mund të japim për Halit Bashën psh

      Bekimi: Sa vota ka ai, 5?

      208: 3 Haliti dhe 2 vota Fiqiri Basha

      Bekimi: T’u japim 4000 ose 5000 mijë lekë

      208: 5000 për dy vota

      Bekimi; Jo more jo. Të marrin ndonjë 3000- 4000 mijë për një votë

      208: nga 4000 për votë ëë.

      Bekimi: Dhe 10000 i japim atij që ka 3 vot, a dëgjon.

      208: Po këtij që ka dy vota

      Bekimi: Atij 6000 -7000 mijë

      208: Naimi u ka dhënë nga 5000

      Bekimi: A ka në pasur shumë, po u ka dhënë 2000 t’u jap 2000.

      208: Shiko tani se më duket sikur po abuzojnë me punë lekësh.

      Bekimi: Mos më thuaj në telefon, se përgjohen

      208: Ëëë

      Bekimi: Po leri këto gjëra me mua në telefon.

    • 16:01

      AUDIO 16/“Si të votojmë?”, përgjimi i “Bild” tregon blerjen e votave në Dibër: Bëj një vizë tek numri 1 dhe kaq

      “Bild” ka publikuar sot 16 përgjime, në përgjimin e fudnit është një bisede mes një votuesi dhe një personi që është marrë me zgjedhjet e PS, ku diskutojnë se çfarë do të shkruajnë në fletën e votimit.

      PËRGJIMI I 16-Të

      Konfirmi se votat janë blerë. Bekim Krashi bisedë me një votues. Një votues duket se është paguar për të hedhur votën e tij për kandidatin e PS. Ai flet me  një personin që e ka paguar atë, Bekim Krashin dhe e pyet atë se çfarë duhet të shkruaj në fletëvotim kur ai voton.

      Votues: Si kalove?

      Bekim Krashi: Ç’a bone?

      Votues: Hiç mirë

      Krashi: Eh

      Votuesi: Si do të votojë unë?

      Krashi: Si?

      Votues: Për kë të votojmë na? Drini jam

      Krashi: Kush?

      Votues: Drini, Drini jam or ti

      Krashi: Njëshin, njëshi o Drin

      Votues: Me ça do votojmë or ti, si do ta konfirmojnë votën

      Krashi: Bëj një vizë tek numri një dhe kaq.

      Votues: Si? Si?

      Krashi: Nuk di mor thuaj, se do vi unë ta them nga afër

      Votues: A  do vish tek unë?

      Krashi: Po po jam tu ardh

    Një Koment në “Dosja 184/ Bild publikon 16 përgjime, Rama konfirmon bisedën e 2017. Krimet e Rënda nisin hetimet (E PLOTË)

    1. Jam <dakort>me keto pergjime .E supozojme per nje cast se eshte ashtu si jane pergjuar . Pa me thoni ju zoterinj pergjimtare : Sa ishte numuri i votave te blera nga PSja ? Mos ishin nje miljone? Une kam 25 vjet qe votoj si ne Shqiperi edhe ne Greqi ,Deri tani ne Shqiperi nuk me ka ndaluar njeri e te me thote per ke duhet te votoje ndersa ne Greqi dalin ne rruge dhe te japin te gateshme fleten e votimit me kryqin e vendosur mbi emrin e votuesit te cilin as qe e njeh fare . Por qe ne Greqi nuk te japin para . Ndoshta edhe japin por mua nuk me ka dhen njeri deri tani . Po te me jepnin do ti mirja me kenaqesi pasi nuk me plas per asnje . Ku eshte e keqja qe ne Shqiperi u blekan votat . Per mua eshte normale pasi kudo ne bote keshtu veprohet . Por njerzit qe jane te vendosur per ke do votojne sado qe tju japesh para ate do votojne per ate qe do ai . Keshtu qe parate i mer dhe voten nuk ta jep.Prandaj le te bejne konkurence se kush te jape me shume para per voten , Te pakten dhe populli ti bjere pak qylit kur politikanet gjithe jeten jane qylaxhinj .

    Shto Koment