Politike

“Na ka çarë trapin, do 200 mijë lekë për 4 vota”, BILD nxjerr bisedën mes Arben Keshit dhe mësuesit (Audio-përgjimi

17 Qershor 2019, 13:37 Nga DOSJA
“Na ka çarë trapin, do 200 mijë lekë për 4

TIRANË-Media gjermane ka publikuar një seri përgjimesh të reja, kun ë bisedat telefonike dëgjohen anëtarë të Partisë Socialiste të përfshirë në blerje votash.

Në përgjimin e katërt të publikuar nga “Bild” dëgjohet Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme i përfshirë në blerje votash.

Në telefonatën e përgjuar Keshi flet me një person të paidetifikuar, por që punon si mësues.

Mësuesi e informon drejtor Keshin që një person që ka katër vota kërkon 200 mijë lekë. Gjatë bisedës, mësuesi tregon se si ka ushtruar presion mbi punonjësit për të përmbushur pritshmëritë për votat.

Biseda e plotë

Mësuesi: Hëj dëgjo, kam këtë çunin këtu, e njoh unë?

Keshi: S’di gjë kujt i përket Altini?

Mësuesi: ee?

Keshi: Kujt i pëket Altini?

Mësuesi: I Isuf Qokut, një ish-nxënës i imi

Keshi: Po…po çfarë ka ai?

Mësuesi: Ka një problem…Ai do 200 mijë lekë dhe thotë që ka katër vota. Do fejohet këtu në Ternovë. Thotë që s’di gjë po ka fol me Shemsiun dhe Shemsiu ka një problem. Fola me të pardje.

Keshi: Po

Mësuesi: Atij zotnisë Kollashitit ja komunikova pardje…sa u ndamë pastaj ja thashë Anës…ne emër tonë

Keshi: Jo në emër tim..ore..

Mësuesi: I thashë në emër tim në emër të drejtorit të Arsimit…ja thashë unë.

Keshi: Mirë…

Mësuesi: Kam mbaruar punë me të. Edhe me Gëzim Hoxhën, sepse ka pas një problem ai ngaqë ka qenë në Itali, Amerikë dhe ka ardhur sot. Kam mbaruar punë me të se e kam të afërm unë…është kushëri me vjehrrën time. E ke parasysh? Vjehrra ime është mbesa e Ismail Merlanit…

Keshi: Po e kam parasysh…

Mësuesi: Mamaja e Merlanit dhe e Gëzimit janë kushërira.

Keshi: E mirë, ok

Mësuesi: Është e mbaruar ajo punë. Do flas sërish me Bujar Kërtazën dhe me Vebi Muhametin.  Kunata e Vebiut është mbesa e Remë Ramës.

Keshi: Ato vëllezërit e Vebiut na çanë trapin duke u zënë…

Mësuesi: Jojo s’ka lidhje me atë fare ai…Nuk është përzier fare ai. Nëse ke informacionin më të vogël, nëse e ke parë, ma thuaj mua.

Keshi: Jojo s’e kam parë.

Mësuesi: Nëse ka ndonjë gjë për të thënë le të vijë të na e thotë në fytyrë..

Kesho: Jojo…ok

Mësuesi: Unë t’i kam mbaruar të gjitha punët pa përjashtim. Ja kam bërë të qarta. Atij zotnisë jam kam thënë në sy të Bukar Spahiut. Troç ja kam thënë te lokali i Begut.

Keshi: Në rregulll..ok

Mësuesi: Po qe se ashtu…pyet edhe Neki Ukën edhe Din Jasharin…

Keshi: Në rregull ok…

Kujtojmë se sot gazeta Gjermane Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(f.m/dosja.l)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan keshi dosja 184 përgjimet e bild artan keshi dosja 184 përgjimet e bild

Sondazh

Poll