Politike

‘Të mos kemi llafe, votën e du hapur’, drejtori i Arsimit në Dibër presion mësuesit: Pse s’ke votuar akoma

17 Qershor 2019, 13:52 Nga DOSJA
‘Të mos kemi llafe, votën e du hapur’, drejtori i Arsimit

DIBER- Në audiopërgjimin nr 13 të gazetës gjermane BILD, zbulohet presioni i Drejtorit të Arsimit në Dibër, Drini Gjeci me një mësues, të cilit i kërkon llogari pse s’ka shkuar ende të votojë.

Audiopërgjimi nr 13

Drini Gjeci: Alo, Afrim Murati?

Lavdrim Murati: Po alo?

Drini Gjeci: Drejtori i Arsimit ju shqetëson.

Lavdrim Murati: Po.

Drini Gjeci: A ke votuar?

Lavdrim Murati: Jo akoma.

Drini Gjeci: Pse mo la s’ke votu?

Lavdrim Murati: Se po pres të lirohet radha

Drini Gjeci: Ça radhe,  Lavdrim të mos kemi më llafe, votat i dua hapur. Mos të pres më.

Lavdrim Murati: Po ça thua o drejtor. Të kanë sinjalizuar gabim.

Drini Gjeci: Nesër të mos kemi llafe.

Kujtojmë se sot gazeta Gjermane Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blerja e votave ne diber drini gjeci lavdrim murati përgjimet e bild blerja e votave ne diber drini gjeci lavdrim murati përgjimet e bild

Sondazh

Poll