Politike

Përgjimet e “Bild”, Rama: U përdorën për shantazh, jo për drejtësi. Në gjyq gazetarin që i publikoi

17 Qershor 2019, 13:43 Nga DOSJA
Përgjimet e “Bild”, Rama: U përdorën për

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar dy hërë në lidhje me përgjimet e publikuara nga Bild që janë pjesë e dosjes 184. Nga rrjeti social Twitter, Rama shprehet se tashmë çështja duhet të hetohet nga Prokuroria deri në fund.

Rama shprehet se këto përgjime janë për shantazhe dhe jo për drejtësi. Po ashtu ai shton se këto përgjime janë mbajtur peng nga Partia Demokratike, dhe nga Saliu.

Ndërsa në një reagim të dytë dhe pse sulmon sërish Partinë Demokratike dhe Sali Berishën me emër, Rama konfirmon faktin që e ka zhvilluar bisedën me drejtorin Arben Keshi. Ai shton dhe se sot do të bëntë të njëjtën gjë sërish. “Çfarë mjerimi dhe çfarë përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve dhe nxirjen e Shqipërisë!”, shton më tej numri një i qeverisë.

Por Rama nuk është ndalur, pasi në një reagim të tretë ka thënë se ai do të hedhë në gjyq gazetën gjemrane dhe gazetarin Peter Tiede.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild dosja 184 edi rama përgjimet e bild 16 pergjimet e bild dosja 184 edi rama përgjimet e bild

Sondazh

Poll