Politike

‘Jena knaq me shefin e madh!’ Përgjimet mes deputetit Gaçi dhe Arben Keshit: E ke kopsit, ka superlativa për ty

17 Qershor 2019, 13:33 Nga DOSJA
‘Jena knaq me shefin e madh!’ Përgjimet mes deputetit

GJERMANI- E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar një tjetër audiopërgjim ku dëgjohet Arben Keshi, i cili sipas “Bild” është zyrtar në Ministrinë e Brendshme dhe deputeti Artan Gaçi.

Gjatë bisedës, Artan Gaçi i përcjell Keshit përgjëzimet e kryministrit Rama për rezultatet e arritura.

Biseda telefonike:

Arben Keshi: Mgjes, ça bëre

Artan Gaci: Ndejtëm, jena knaq me shefin e madh. Me superlativa për ty

Arben Keshi: Faleminderit

Artan Gaci: Me superlative. Jo, jo nga ai. Gjithashtu edhe nga unë. Më tregoi historinë e 2011 me fjalë të tjera ke pikët maksimale

Arben Keshi: Ishalla bëhet realitet se ngela këtu. U bënë tre vjet

Artan Gaci: Jo jo pse? Vlerësim të jashtëzakonshëm. Ai tha që Maqellari ishte falë teje. Ai është persona. E ka kopsit tha gjithë gjënë. Edhe në 2011 fitoi tha. Po ashtu ndodhi me një kuti

Arben Keshi: Po hajde mo ça të bësh

Artan Gaci: Kjo ka qënë merita e Benit tha.

Arben Keshi: Faleminderit

Artan Gaci: Doja me ta thënë që të ashtu…

Arben Keshi: Po po

Artan Gaci: Kur të vish në Tiranë…lidhemi

Kujtojmë se sot gazeta Gjermane Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 pergjimet e bild arben keshi artan gaci dosja 184 përgjimet e bild 16 pergjimet e bild arben keshi artan gaci dosja 184 përgjimet e bild

Sondazh

Poll