Politike

VKM/ 700 mln euro eurobond, ende s’ka datë! Në nëntor ndahen banesat e Rindërtimit

27 Tetor 2021, 14:12 Nga DOSJA
VKM/ 700 mln euro eurobond, ende s’ka datë! Në nëntor

TIRANË– Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme se vendi do të dalë në tregun ndërkombëtar me eurobond 700 mln euro në fillim të nëntorit por ende nuk ka një datë konkrete. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, bëri me dije se qeveria po konsultohej me ekspertë të huaj.

Ndërkohë që zv.kryeministri Arben Ahmetaj njoftoi se nga data 20-26 nëntorit ku 1050 apartamente dhe banesa individuale u kalojnë qytetarëve. Sipas tij, familjet në nevojë do të jenë të parat që marrin banesat, ndërsa shpërndarja e të tjerave do të bëhet me short publik. Ky i fundit do të organizohet nga Bashkitë.

Po ashtu, ditën e sotme ka kaluar projktligji për shpronësimet për dy linjat 110 kilovolt dhe 220 kilovolt. Po ashtu ministrja Belinda Balluku tha se Këshilli i Ministrave mori sot vendimin për ofrimin e garancisë sovrane për të vënë në dispozicion të sektorit energjetik 10 miliardë lekë.

Në fund, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga janari do të nisë punën Agjensia e Sigurimit të Cilësisë së Shërbimeve, që sipas saj, do të kontrollojnë bluzat e bardha. Ministrja gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me të dhënat më të fundit me situatën e helmimit masiv në Krujë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Helmimi në Krujë/ Manastirliu: 14 pacientë në spital, presim përgjigjet e analizave

VKM/ Krijohet Agjensia e re, Manastirliu: Fillon punë në janar, kontrollojmë mjekët

VD-Eurobondi/ Delina Ibrahimaj: S’kemi ende një datë se kur do të dalim në treg

VD-Banorët dalin çdo ditë në protestë/Balluku:Kemi parashikuar shpronësime tek Unaza

VD-Rindërtimi, Ahmetaj: Bashkitë të organizojnë shortet publike, nis muajin që vjen

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike vkm 27 tetor 2021 vkm 27 tetor 2021

Sondazh

Poll