Politike

Bojkotuan komisionin, Gjylameti : Kryetari po shkel ligjin, abuzoi me procedurën

27 Tetor 2021, 13:00 Nga DOSJA
Bojkotuan komisionin, Gjylameti : Kryetari po shkel ligjin, abuzoi me

TIRANË– Anëtarja e PS, Blerina Gjylameti doli në një deklaratë për mediat pas bojkotit të Komisionit Hetimor. Ajo ka shpërthyer me akuza të forta ndaj kryetarit Enkelejd Alibeaj për të cilin tha se po shkel ligjin duke vendosur në rrezik veprimtarinë hetimore. Gjylameti bëri të ditur se mazhoranca ka tre kërkesa, që lidhen me votimin e rendit të ditës, zgjidhjen e sekretarit dhe më pas të miratohet edhe rregullorja e brendshme e këtij Komisioni Hetimor.

DEKLARATA E GJYLAMETIT:

Kuvendi nuk mund do të kthehet në seli partiake. Kryetari shkel rregulloren e kuvendit. Ne kemi kërkuar të votojmë rendi i ditës, të zgjidhjet sekretari dhe më pas të miratohet edhe rregullorja e brendshme e këtij Komisioni Hetimor. Ne bëmë kërkesë për pushim 5 minuta, jo vetëm që nuk u lejuam por kryetari Alibeaj vijoi në kundërshtim me ligjin paligjshmërinë në Komisionin Hetimor ku po rrezikohet veprimtaria e tij. Kryetari abuzon me procedurën që prek opinionin publik shqiptar, e kanë seriozisht hetimin këta? Apo e kanë si justifikim për humbjen e radhës. Marrim proceduat ligjore për shkelje kushtetuese të kryetari. Ne kemi vazhduar për të bërë thirrje për të rikthyer ligjshmërinë në Komisionin Hetimor. Duhet të vijmë zgjedhjen e sekretarit rregullimi i rregullores dhe plani për hetimin dhe më pas me marrjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve. Komisioni shkel rregulloren dhe nuk ka kod zgjedhje është e vetmja mënyrë që na lejon të hetojmë për ngritjen e këtij cështje. Jemi duke prit që kryetari të reflektojë. Të gjithë e patë ca ndodhi në komision jo vetëm u shkel ligji po radhe kodi i sjelljes që do të thotë pas këtij momenti të kemi një reflektim dhe të zbatojmë ligjin të kemi transparencë dhe të kemi besimin e qytetarëve dhe institucioneve shqiptare.

LAJMI KRYESOR: Komisioni për 25 prillin, ikën PS! Kuvendi i pret sinjalin PD-së: S’keni kuorum

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike blerina gjylameti komisioni hetimor per 25 prillin blerina gjylameti komisioni hetimor per 25 prillin

Sondazh

Poll