Politike

VD-‘5 minuta pushim’/ Maxhoranca ikën nga Komisioni, Alibeaj: Kanë shkuar në banjo

27 Tetor 2021, 10:19 Nga DOSJA
VD-‘5 minuta pushim’/ Maxhoranca ikën nga Komisioni, Alibeaj:

TIRANË– Maxhoranca ka dalë për të bërë 5 minuta pushim nga mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet parlamentrare të 25 prillit. Ndërkohë që kreu i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar vazhdimin e mbledhjes, duke i justifikuar kolegët në vendimin e tyre. 


PJESË NGA MBLEDHJA:

Gjylameti: Na jepni 5 minuta pushim. Të kthehet kjo mbledhje në rend.

Alibeaj: Nuk e drejton këtë Komision zoti Bardhi.

Toni Gogu: Kërkon 5 minuta pushim.

Alibeaj: Bardhi keni të drejtën për të folur. Të mos e konsiderojmë si ikje këtë. Zoti Bardhi vazhdo se është kërkesë e pastër për të bojkotuar. Vazhdo Bardhi se mbledhja vazhdon. Kanë shkuar në banjo dhe do kthehen përsëri. E deklarova unë kuorumi vazhdon.

LAJMI KRYESOR: Komisioni për 25 prillin, PS ikën sërish nga mbledhja! Kuvendi i pret sinjalin PD-së: S’keni kuorum!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin

Sondazh

Poll