Politike

VD-‘Shpërthen’ Braçe: Administrata nuk votoi PS, ministrat nuk rrinë në punë

27 Tetor 2021, 10:58 Nga DOSJA
VD-‘Shpërthen’ Braçe: Administrata nuk votoi PS,

TIRANË– Deputeti socialist Erion Braçe shpërtheu me tone të ashpra ditën e sotme gjatë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Ai u shpreh se sipas tij, gjysma e administratës publike nuk e ka votuar Partinë Socialiste në zgjedhje. Ai shtoi se sa herë që ka shkuar në ministri, nuk ka gjetur aty asnjë prej ministrave, duke thënë se nëse ka person që nuk kryen dot punën e tij, të hapë krahun.


DEKLARATA E BRAÇES:

Do ta them troç: Nga analiza që unë bëj po ju them unë që më shumë se gjysma e administratës publike nuk ka votuar fare për Partinë Socialiste. Fare, zero. Në nivel qëndror dhe vendor po të doni. Aty është zonja (i drejtohet Spiropalit), sa herë kemi vajtur ne nëpër Ministri, tashi se nuk nxjerr ndonjë sekret të madh, dhe nuk kemi gjet ministrat në punë. Ministra në punë. Është kështu? Kemi shkuar për të kërkuar… po të lutem o Mondi më lër të mbaroj. (E ndërpret Edmond Spaho). Ore kemi vajtur për të kontrolluar marrjen e përgjigjes. Institucion me institucion. U detyruan të vendosin tabela për të kontrolluar fluksin e ankesave dhe përgjigjet që jepeshin. Tabela, ku gjithsecili vihej para tabelës dhe i thuhej pse s’ka marrë përgjigje. Kemi hyrë në vitin e 9, do vij i 10, 11,12. Që ne të kemi vështirësi në funksionimin e institucioneve dhe për këtë të ndërtojmë instrumenta të vënë në lëvizje institucionet, kjo më duket para e shpenzuar kot. Të jemi të qartë. Nëse nuk bëjmë dot institucionet të funksionojnë, të hapin krahun të gjithë, nga i pari te i fundit. Nëse ka agjenci që nuk i përgjigjen qytetarit për 1001 arsye dhe një nga këto është korrupsioni, në hipoteka, në tatime, në inspektime, të hapin krahun të largohen. Ligji i përcakton rastet, por mungon vullneti për të larguar nga detyra atë që nuk shërben.

LAJMI KRYESOR:‘Bashkëqeverisja’/ Debatet në Komision. Spiropali: Nuk ka më mik!

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erjon brace komisioni i ekonomise 27 tetor 2021 erjon brace komisioni i ekonomise 27 tetor 2021

Sondazh

Poll