Politike

VD-‘Bashkëqeverisja’/Shehi:Doni të shtoni një rrotë sipër?Po ma dëgjuat këshillën…

27 Tetor 2021, 11:06 Nga DOSJA
VD-‘Bashkëqeverisja’/Shehi:Doni të shtoni një

TIRANË– Deputeti i opozitës Dashamir Shehi diskutoi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Finacave për projektligjin e ‘Bashkëqeverisjes’. Ai e quajti të panevojshëm duke e krahasuar me një rrotë që i shtohet sipër shtetit shqiptar. Deputeti tha se Rama ka mundësinë që të kontrollojë çdo gjë sot, e se nuk ka pse krijon një agjensi mbi agjensi. Në fund të fjjalës së tij, Shei këshilloi ministren që të mos humbasë kohë duke bërë shpenzime që janë të panevojshme.


‘Kjo që po bëni ju këtu është e panevojshme. Kush punon në administratë publike e di ç’domethënë brenda administratës një institucion paralel që ruan drejtorin tjetër. Shteti shqiptar është një lloj makine që mund të jetë pak e vjetër dhe nuk funksionon në rregull por i ka të gjitha mrrokullat e veta. Ju doni të shtoni një rrotë sipër? Nuk ka asnjë nevojë për këtë gjë. Shteti shqiptar i ka të gjitha. Komiteti Ekzekutiv ishte për të punuar. I partisë për të kontrolluar. Ky kryeministër që është sot i ka në dorë të gjitha mundësitë për të kontrolluar. Ta zgjerojë agjensinë që ka, nuk ka pse të krijojmë me status të veçantë ligjor agjensi mbi agjensi. E di ç’do ndodhë? Do korruptohen këta këtu. Me këto ligje të dënojmë e edukojmë doganierët jo të përgjojmë doganierët me disa mbidoganierë. Gjykoj që kjo është e dëmshme. Nëse hyjmë këtu dhe të ngrejmë kështu lloj agjensish. Çfarë është ai komision brenda kryeministrisë që kontrollon korrupsionin? Ai që kontrollon mbi tenderat? Çfarë bëjnë ata? Shtojnë zinxhirin korruptiv, asgjë më tepër. Gjykoj që është e panevojshme, e tepërt. Kjo puna e shpenzimeve është e fundit fare. Nuk më shqetësojnë lekët por administrate po denatyrohet. Ju falenderoj po ma dëgjuat këtë këshillë për veten tuaj se ata do trembni e korruptoni të tuajt sepse 90% janë të partisë.’- tha Shehi.

LAJMI KRYESOR:‘Bashkëqeverisja’/ Debatet në Komision. Spiropali: Nuk ka më mik!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dashamir shehi komisioni i ekonomise 27 tetor 2021 dashamir shehi komisioni i ekonomise 27 tetor 2021

Sondazh

Poll