Politike

VD-“Bashkëqeverisje me ligj”, Spiropali: Nuk ka më mik, nismë për dialog

27 Tetor 2021, 09:40 Nga DOSJA
VD-“Bashkëqeverisje me ligj”, Spiropali: Nuk ka më mik,

TIRANË– Ditën e sotme gjatë Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është prezantuar projektligji “Për bashkëqeverisjen”. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali u shpreh në fillim të mbledhjes se qëllimi i projektligjit është rritja e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Ajo tha se ky projektligj nuk do të ketë më mik, as deputet dhe as parti, duke shtuar se do të jetë i hapur për dialog dhe për bashkëqeverisje.


Pa mik, pa deputet, pa parti, ky projektligj do të mundësojë shërbime më të mirë publike dhe transparencë. Kjo është nismë e re e agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje dhe ka për qëllim përfshirjen e qytetarëve në proceset politikbërëse dhe vendimmarrëse përmes platformës “Më ty për Shqipërinë që duam”. Deri sot 43475 raste kanë gjetur zgjidhje nga platforma, në total 138957 kanë qenë kërkesat dhe ankesat, 55% janë zgjidhur. Por pavarësisht kësaj, agjencia ka hasur vështirësi që kanë ndikuar në mangësinë për të plotësuar detyrat duke vonuar përgjigjet apo ankesat. Projektligji i ri ka këtë qëllim për të zgjidhur ngërçet. Arsyeja e ndërhyrjes është rregullimi me ligj i bashkëqeverisjes. Ligji do të sjellë një rregullim të rëndësishëm të agjencisë me organet e tjera publike dhe mekanizmave proceduralë. Risia e parë është që e ngre në një nivel më të lartë funksionim e agjencisë në nivel ligjor. Ky projektligj do të sjellë rritje të ndërveprimit” tha ajo.

LAJMI KRYESOR: Komisioni i Ekonomisë/ ‘Bashkëqeverisja’, Spiropali: Nuk ka më mik!

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike elisa spiropali komisioni i ekonomise 27 tetor 2021 elisa spiropali komisioni i ekonomise 27 tetor 2021

Sondazh

Poll