Politike

Komisioni për 25 prillin/ Bardhi dakord me maxhorancën: Votojmë Xhoxhin si sekretar!

27 Tetor 2021, 11:09 Nga DOSJA
Komisioni për 25 prillin/ Bardhi dakord me maxhorancën: Votojmë

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka rënë dakord me kërkesën e maxhorancës në Komisionin Hetimor për 25 prillin, duke kërkuar që të zgjidhet Sekretari edhe pse nuk është miratuar ende rregullorja e brendshme. Në fjalën e tij gjatë Komisionit, Bardhi ka kërkuar që të nisë votimi për emrin e Klevis Xhoxhit, si sekretar të propozuar nga PS. Po ashtu, demokrati kërkoi që miratimi për rregulloren e Komisionit të lihet si pikë e fundit, duke qenë se ka debat. 


“Jemi marrë peng dhe nuk po vazhdojmë dot përpara. Të hedhim në votim sekretarin dhe më pas rezervoj të drejtën për të marrë fjalën. Ju kërkuat në zgjedhjen e kaluar, zonja Bushka që zoti Klevis Xhoxhi të jetë sekretari i komisionit, unë propozoj ta hedhim në votim dhe ta votojmë. Më pas rregulloren ta lemë si pikë të fundit duke qenë që ka debat. Të vendosim normat dhe rregullat. Qytetarët nuk janë të interesuar fare për shkeljet e nenit. Hajde të miratojmë planin e hetimit”, tha Bardhi.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

(k.m/Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi klevis xhoxhi komisioni hetimor per 25 prillin gazment bardhi klevis xhoxhi komisioni hetimor per 25 prillin

Sondazh

Poll