Politike

Përfundon Komisioni! Alibeaj: Ky duhet të ishte momenti final, do vijojmë kallëzimin

27 Tetor 2021, 11:56 Nga DOSJA
Përfundon Komisioni! Alibeaj: Ky duhet të ishte momenti final, do

TIRANË– Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit përfundoi. Kryetari, Enkelejd Aibeaj tha në fund të fjalës së tij se ky duhej të ishte momenti final kur të mbyllej dhe sinjali televiziv që shpërndahet nga administratat e Kuvendit. Ai ritheksoi se do të vijojnë me kallëzimin penal për punonjësen që ndërpreu procesin.

Ju falenderoj për seriozitetin. Ne e kemi detyrë për qytetarët që të bëjmë transparencë. Ky duhet të ishte momenti final që dhe sinjali televiziv që shpërndahet nga administrata e Kuvendit të mbyllej. Pas këtij momenti do të depozitojmë kallëzim penal për punonjësit e administratës që kanë bërë të mundur në mënyrë të kundra ligjshme ndërprerjen në mënyrë jo normale të këtij procesi.’- tha Alibeaj.

Më pas, Alibeaj bëri të ditur se takimi i radhës do të ishte më 29 tetor në orën 10:00 dhe do të diskutohen 4 pika.

‘Do të mblidhemi sërish në 29 tetor në orën 10:00. Do të diskutojmë 4 pika. Pika e parë njoftimi i komsionit për marrje të dhënash.Pika e dytë do të jetë vazhdimi i shqyrtimit të miratimit të rregullores së komisionit hetimor. Pika e tretë do të jetë zgjedhja e sekretarit të komisionit hetimor. Ndërsa pika e katërt do të jetë caktimi i datës së mbledhjes pasardhëse’

LAJMI KRYESOR: Komisioni për 25 prillin, ikën PS! Kuvendi i pret sinjalin PD-së: S’keni kuorum

(a.b);/dosja.al

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni hetimor per 25 prillin komisioni hetimor per 25 prillin

Sondazh

Poll