Politike

Komisioni/ Naço premtim opozitës: Votën time do t’ua jap sa herë doni (Kunja LSI-së)

27 Tetor 2021, 10:15 Nga DOSJA
Komisioni/ Naço premtim opozitës: Votën time do t’ua jap

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Nasip Naço është vetëorfruar për të dhënë votën e tij për opozitën në mbledhjen e Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij, ai u shpreh se kolegu i tij Tomor Alizoti, kishte deklaruar vetë në Kuvend që fushata ishte e pastër, ndërsa nuk harroi që të hidhte edhe thumba për ish-bashkëpunëtorët e tij, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

PJESË NGA MBLEDHJA:

Naço: Ne duam që të hetohet. Vendimet e ndërmjetme të biem dakord me konsensus. Nëse do u duhet një votë do t’ua jap unë sa herë të doni. Po ju e keni bllokuar këtu. Drejtuesi politik i juaji në Berat, tha: Atje ishte një fushatë e pastër.

Bardhi: Tha për fushatën e vetë ai, jo për tuajën.

Naço: Edhe pse PS mori një mandat më shumë, viktima ishin ata që ikën (Tregon me dorë nga LSI)

Alibeaj: Kam një problem të madh; garancinë për të marrë prova nuk e bazoj tek bujaria e Alizotit dhe Naços. E bazoj tek ligji. Frymën konstruktive po e vlerësoj.

LAJMI KRYESOR: Komisioni për 25 prillin, PS ikën sërish nga mbledhja! Kuvendi i pret sinjalin PD-së: S’keni kuorum!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni hetimor per 25 prillin nasip naço komisioni hetimor per 25 prillin nasip naço

Sondazh

Poll