Politike

VD-Tabaku: Të evitojmë fjalimet elektorale! Shalsi: Nuk e kuptoj ku ishte

27 Tetor 2021, 09:43 Nga DOSJA
VD-Tabaku: Të evitojmë fjalimet elektorale! Shalsi: Nuk e kuptoj ku

TIRANË– Gjatë komisionit të Ekonomisë dhe Financave ka pasur debate mes debutetëve të Partisë Demokratike dhe mazhorancës. Ishte deputetja e PD, Jorida Tabaku e cila reagoi në lidhje me fjalën e Blerina Gjylametit duke kërkuar që të evitohen fjalimet elektorale. Kryetari i Komisionit për Ekonominë, Eduard Shalsi, i cili tha se do të bëjë gati një draft në lidhje me kohën e të folurit që duhet të ketë secili.


Tabaku: Këtu jemi të gjithë njerëz politikë. Duhet t’i evitojmë fjalimet elektorale. E vlerësoj prezantimin e Gjylametit me disa detaje që mund të ndiqen më vonë që ka qenë gjithmonë praktikë që relatori me propozuesin mund ti diskutonin. Kalimi në gjëra elektorale sikur këtu i drejtohemi një grupi qytetarësh që nuk kanë asnjë lidhje me këtë sallë, do ta evitoja.

Shalsi: Nuk e kuptoj ku ishte pjesa elektorale. Për të ruajtur disa balanca, do të bëja disa propozime për kohën e pyetjeve dhe përgjigjet. Dhe të ftuarit mund t’jua themi sa kohë kanë në dispozicion. Unë do bëj gati një draft dhe të biem dakord me këtë. Inkurajoj ta mbajmë atë linjë. Ndodh nga të dy krahët që ka edhe pyetje, edhe diskutime. Nëse do të ndajmë disa rregulla që do të ndiqni, mbarëvajtjen e komisionit kam në dorë.

LAJMI KRYESOR: Komisioni i Ekonomisë/ ‘Bashkëqeverisja’, Spiropali: Nuk ka më mik!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni i ekonomise 27 tetor 2021 jorida tabaku komisioni i ekonomise 27 tetor 2021

Sondazh

Poll