Aktualitet

‘Vuajmë humbjen e njërës prej nesh’/ NATO ngushëllon familjen e nëntetares Hasanaj: Jemi të prekur

7 Maj 2019, 14:10 Nga DOSJA
‘Vuajmë humbjen e njërës prej nesh’/ NATO

LETONI- NATO ka reaguar pas humbjes tragjike të jetës së efektives shqiptare Zarife Hasanaj nga shpërthimi i një mine një ditë më parë në një mision paqeruajtës në Letoni. (Lexo këtu)

Në statusin e tyre në Facebook, shprehen ngushëllimet ndaj familjes dhe miqve të 32-vjeçares Hasanaj.

“Me keqardhje të thellë vuajmë humbjen e njërës prej nesh, OR-5 Zarife Hasanaj. Jemi të gjithë thellësisht të prekur nga humbja e Hasanaj dhe në këto kohë të vështira i shprehim ngushëllimet tona familjes, miqve, kolegeve dhe të gjithë të afërmve të saj. Ne qëndrojmë në solidaritet me aleatët shqiptarë dhe miqtë tanë ndërsa vuajmë humbjen dhe plagosjen e kolegëve tanë të NATO Enhanced Forëard Presence Battle Group.”

Postimi i plotë:

Ditën e djeshme, ka humbur jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni. Hasanaj, pjesë e ekipit të Forcave të Armatosura dhe misionit të NATO-s në Letoni.

32-vjeçarja u dëmtua për shkak të shpërthimit të minës, ndërsa dy ushtarakë të tjerë shqiptarë u plagosën. Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë efektivët e plagosur. NATO në një konferencë për mediat nga Letonia, tha se shpërthimi ishte i paqartë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ceremoni per nder te zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni nato ngushellon familjaret e hasanajt zarife hasanaj ceremoni per nder te zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni nato ngushellon familjaret e hasanajt zarife hasanaj

Sondazh

Poll