Aktualitet

U helmuan 113 persona, ISHP nxjerr analizat e para: Uji i Bulqizës s’ka ndotje mikrobiale

7 Maj 2019, 12:14 Nga DOSJA
U helmuan 113 persona, ISHP nxjerr analizat e para: Uji i Bulqizës

TIRANË- Pasi u  helmuan 113 qytetarë në Bulqizë dhe ku dyshohet, se shkak është bërë uji i pijshëm, Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë analizat e para të ujit.

Sipas njoftimit të ISHP-së, nga analizat e kryera rezulton se përgjigja e mostrës,  ka dalë negative për ngarkesë mikrobiologjike, pra nuk ka ndotje mikrobiale.

Njoftimi i plotë i ISHP-së:

Përgjigja e analizave të para për ujin në Bulqizë

Në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik ka dalë rezultati i një prej analizave mikrobiologjike të ujit të pijshëm marrë në rrjetin ujësjellës, që dyshohet të ketë shkaktuar disa simptoma në banorët e ‘Lagjes së Vjetër’ në Bulqizë.

Përgjigja e mostrës së sjellë nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, Njësina Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë, në laboratorin e ISHP, ka dalë negative për ngarkesë mikrobiologjike, pra nuk ka ndotje mikrobiale.

Për një përgjigje më të plotë për shkaktarin e simptomave tek qytetarët e Bulqizës duhet të presim rezultatet e tjera të analizave nga mostrat e marra nga grupi i ISHP në Bulqizë.

Nga ana e specialistëve të ISHP në zonën ku janë paraqitur më shumë raste, janë marrë mostra uji në rrjetin ujësjellës, këto mostra janë në proces analizimi për parametrat mikrobiologjik, fiziko-kimike dhe toksikologjike (metalet e rënda dhe pesticidet), këto analiza pritet të dalin në ditët në vijim.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 maj, ku të paktën 30 persona u paraqitën fillimisht në spitalin e Bulqizës me simptoma helmimi. Ndërsa numri i të helmuarve vijoi të rritej, ku aktualisht ka shkuar në 113 persona. (Lexo këtu) Fillimisht u dyshua se shkak për helmimin e banorëve të Bulqizës, ishte bërë uji i pijshëm.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet helmimi ne bulqize hemimi i 113 personave ne bulqize ishp helmimi ne bulqize hemimi i 113 personave ne bulqize ishp

Sondazh

Poll